E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anila Kalleshi: Si ta luftojmë celulitin...

Shumica e femrave janë të detyruara në një kohë të caktuar të konstatojnë se gropat e celulitit janë shfaqur në trupin e tyre. Dhe kjo nuk do të thotë vetëm nga pesha e shtuar. Lëvozhga e portokallit është më shumë një problem i lëkurës se sa i dhjamit dhe për këtë shumica e femrave janë të prekura, pavarësisht nga mosha dhe pesha. Lëkura e portokallit mund të jetë edhe trashëguese, dhe për këtë qëllim edhe dietat më ekstreme nuk do të ndihmonin për eliminimin e tyre. Shumica e kremrave që premtojnë për të luftuar celulitin, veprojnë vetëm në sipërfaqe dhe meqë paraqitja e celulitit është e kontrolluar, nga struktura nën lëkurë ka një efekt të vogël. Celuliti duhet luftuar me të gjitha mënyrat e mundshme. Nëse ju ushqeheni shëndetshëm, stërviteni vazhdimisht, i bëni masazh lëkurës dhe kujdeseni me kremra anti-celulit, mbani peshën nën kontroll, atëhrë keni shanse të mëdha për të patur ezultate të shkëlqyera kundër celulitit. 

1. Ushtrohuni rregullisht 
Mënyra më e mirë për të zvogëluar celulitin është ajo e ushtrimeve fizike dhe mënyra e të ngrënit shëndetshëm. Sa më shumë që të përdorni muskujt tuaj, aq më shumë shtrëngohen indet e lëkurës dhe aq më shumë yndyrë ju digjni. Ju nuk keni nevojë të gjeni kohë për të shkuar në palestër për tu ushtruar, duke përdorur shkallët në vend të ashensorit, të zbritni nga autobusi një stacion më përpara dhe të ecni rrugën e mbetur ose të marrësh një gjysmë ore shëtitje mund të jetë po aq efektive. Ecja deri në 10000 hapa në ditë është një mrekulli. Armiqtë më të këqij të celuliteve janë shkallët, pista, çiklizmi, ecjet e shpejta në terrene të pjerrëta dhe të gjitha format e gjimnastikës së ujit. Kërcimet në ujë në lartësi të belit janë jashtëzakonisht efektive. Gjysmë ore stërvitje në det apo pishinë është e barabartë me dy orë në tokë dhe se stërvitjet në ujë nuk dëmtojnë nyjet e këmbëve. Aktivitetet e mesme dhe të rregullta fi zike zvogëlojnë celulitin më mirë se një stërvitje e rëndë kohë pas kohe. 

2. Ushqehuni shëndetshëm
Ushqehu me ushqim që përmban pak yndyrë dhe shumë fibër. Rrit konsumimin e frutave dhe perimeve. Me fjalë të tjera: ushqehu shëndetshëm. Pini shumë ujë së paku dy litra në ditë. Jo pse uji ndikon në celulit, por pasi uji ju ngop dhe është një element i rëndësishëm për të mbajtur një peshë të mirë të trupit. Konsumimi i tepërt i yndyrës, kripës dhe sheqerit mund të kontribuojë në lëkurën e portokallit. Një dietë e shëndetshme e pasur me fruta dhe perime, i jep trupit lëndë ushqyese thelbësore dhe përmirëson metabolizmin. Është gjithashtu e rëndësishme që të pini ujë të mjaftueshëm për të ndihmuar largimin e toksinave nga trupi. Pirja e duhanit është faktori më i dëmshëm që e bën lëkurën më pak elastike dhe bën që gropat të jenë në rritje të mëtejshme. Në mënyrë që të arrihen rezultate të mira në luftën kundër celulitit duhet sulmuar nga sa shumë drejtime të jetë e mundur. 

3. Masazhet
Celuliti nuk do të zhduket nëse ju nuk i përdorni muskujt tuaj dhe të hani shëndetshëm, por nëse ju i bëni këto gjëra, natyrisht, tani mund të jetë koha për të kaluar në pjesën e tretë, kundër lëkurës lëvozhgë portokalli: Masazhojeni atë! Edhe pse trajtimi është sipërfaqësor dhe nuk ndikon drejtpërdrejt në qelizat yndyrore, ajo mund të ndihmojë për ta bërë lëkurën tuaj të butë dhe të lëmuar dhe duke zbutur gropat e lëkurës. Fërkimi i thatë i lëkurës me një dorashkë ose massage shtrënguese deri sa lëkura të skuqet dhe nxehet mund të japë rezultate të mëvonshme. Më pas përdor një krem anti-celulit krem ose një locion trupi për të bërë masazhe me të. Në mënyrë që të zhduken celulitet, ka produkte të veçanta për anti-celulitin për t’u përdorur. Produktet anticelulit janë zakonisht në formë të kremrave të ndryshëm apo të xhelit. Me këto kremra duhet lyer dhe duhen bërë masazhe në zonën ku ndodhet celuliti. Kremrat rrisin qarkullimin e gjakut në zonë. Kjo bën që mbeturinat, që shkaktojnë celulitin, të transportohen jashtë trupit më lehtë dhe lëkura duket e lëmuar dhe e shëndetshme.

Disa mënyra për të eliminuar celulitin
Për fillim duhet ndarë kohë për t’u marrë me këtë problem estetik, ndërsa të gjitha gjërat i keni afër vetës. Së pari duhet ta ndryshoni mënyrën e ushqimit, duhet t’u përkushtoheni ushtrimeve dhe masazheve. Për gjithë këtë punë mund t’ju ndihmojnë edhe një numër i kremrave dhe xheleve të ndryshëm me ekstrakte të kafesë, apo edhe me disa përbërës aktivë, që arrijnë ngrohjen e lëkurës dhe mikroqarkullimin. Për të luftuar në mënyrë të suksesshme celulitin, nga ushqimi duhen përjashtuar ushqimet e yndyrshme. Gjithashtu shmangni mishin e kuq, peshkun e yndyrshëm, prodhimet e qumështit me yndyrë, si dhe ushqimet e rafinuara të drithërave. Në ushqim sa më shumë shtoni fruta dhe perime të papërpunuara, si dhe në përgjithësi ushqimet e gatshme dhe fastfood-et njëherë e përgjithmonë duhet ti largoni nga tryeza juaj. Ushqimi i paekuilibruar me sasi të lartë të yndyrës, karbohidrateve dhe kripës vetëm sa do ta përkeqësojë gjendjen. Ushqimi i varfër me proteina zvogëlon mundësinë e furnizimit të indeve me oksigjen dhe shton formimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë. Bimët që stimulojnë qarkullimin periferik, si rozmarina, specat pikantë, radhiqet ose hithrat, mund të jenë të shkëlqyeshëm në luftën kundër celulitit. Përbërësit që në mënyrë natyrale shkaktojnë sintezën e kolagjenit, gjithashtu do t’ju ndihmojnë në ripërtëritjen e lëkurës që janë të përfshira nga celuliti. Pas çdo vakti, është shumë e rëndësishme që të konsumoni një gotë ujë.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›