E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta anti-trafik,Basha: Me rëndësi ligji "antimafia"

Në një takim të Komitetit Shtetëror të Luftës kundër Trafikimit në Njerëz, dhe Task Forcës Kombëtare Antitrafik, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka deklaruar se janë krijuar rrjete efikase për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Ai tha se për parandalimin e këtij fenomeni janë trajnuar një numër i madh i oficerëve policor. Gjithashtu ministri Basha ka theksuar, se paketa e ligjit antimafia dhe moratoriumi i ndalimit të skafeve , janë masa efikase në parandalimin e trafikimit.
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha e cilësoi si shumë pozitive edhe faktin se në Shqipëri janë krijuar qendra për rehabilitimin dhe trajtimin e viktimave të trafikimit. Në këtë takim, u prezentuan të gjitha masat dhe reformat e marra nga institucionet dhe partnerët e tjerë në lidhje me parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›