E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Minutat e fundit me Laurentin"

Patos- Shtepia e familjes Murati, ndodhet ne qender te fshatit Rerez, rreth 3 km larg qytetit te Patosit. Kryefamiljaret kane hapur mortin prej dhjete ditesh, ku hyjne e dalin nga banesa dhjetera miq, shoke dhe te aferm te Laurent Muratit, emigrantit 31-vjecar qe ra ne ujerat e lumit Po ne Milano te Italise, teksa lyente kangjellat e ures. Trupi i emigrantit, baba i nje femije, nuk eshte gjetur ende nga palombaret e vendit fqinj, kurse babai i te ndjerit, nepermjet gazetes "KJ", ben apel per ndihme. Edhe dje ne familjen Murati kishte shume levizje te njerezve qe benin ngushellime per humbjen e parakohshme dhe djalit te vetem te ciftit.

Dhjete dite me pare, 31-vjecari Laurent Murati gjeti vdekjen ne menyre tragjike gjate rikonstruksionit te nje ure hekurudhore ne Kremona te Milanos. Ne momentin qe ka qene duke hipur ne ure per te punuar ne oren 11:30, nga ngrica i kane rreshkitur kembet dhe si pasoje trupi i tij ra mes ujit te ftohte te lumit Po, pikerisht ne vendin ku bashkohen shume dege te tij, para se te derdhen ne det. Familjare nga Shqiperia, te aferm qe jetonin me te dhe miq italiane, per kater dite me radhe kerkuan trupin e tij, por ende nuk eshte gjetur. Familja e babait te tij, Bashkimit, ben apel per gjetjen e trupit te djalit qe ishte bere baba dy muaj me pare.

Fecorri, xhaxhai i Laurentit, qe ndodhet ne Itali, thote se e takonte shpesh nipin e tij dhe ishte pjesemarres ne ngjarjen e Kremonaa. "Laurenti ishte bashke me nje tjeter person dhe po merreshin me rikonstruksionin e nje ure hekurudhore "Di stato", mbi lumin Po, qe kalon ne Kremona te Milanos. Se bashku me ta punonin edhe 60 persona te tjere te firmave te ndryshme", rrefen xhaxhai i te ndjerit. Dhe Laurenti ate dite sapo kishte pire kafen e mengjesit, ndersa behej gati per te hipur ne ure. "Ende pa mberritur ne vend te punes, ku kishte mjetet e sigurimit teknik, i shkau kemba nga ngrica dhe ra ne ujin e lumit. E pa nje punetor rumun, i cili bertiti dhe na njoftoi", vijon Fecorri. Per ngjarjen eshte vene ne dijeni edhe policia, karabinieria, konsullata dhe ambasada shqiptare ne Itali. "Kerkimet intensive vazhduan per kater dite si nga shteti ashtu dhe nga ne familjaret, por nuk mundem qe te gjenim asgje", shprehet i deshperuar xhaxhai i 31-vjecarit.

Xhemil Beharaj

Flet babai, Bashkim Murati

"Shteti te me mundesoje nje vize"

Bashkimi, babai i 31-vjecarit Laurent Murati, emigrantit te mbytur, pohon per gazeten "KJ" se ishte njoftuar per ngjarjen vetem kater dite me pas. "Kete e bene se mos e gjenin trupin e djalit. E kisha te vetmin e shtepise. Sapo ishte bere baba. Cfare ndodhi, ndodhi dhe une se kthej dot me djalin pas, por te me gjendet trupi qe t'i bej nje varr dhe ta qajme ne Shqiperi sipas zakonit", thote babai i te ndjerit, trupi i te cilit figuron i humbur mes ujerave te lumit Po. Por Bashkimi per momentin eshte i zhgenjyer nga shteti. "Te na ndihmoje edhe shteti, te pakten nje vize dua qe te shkoj te shoqeroj nusen e djalit, se eshte me femije te vogel", thote ai.

Firma s'i kishte dhene rrip sigurimi Laurentit

Familjare te tjere pohojne se Laurenti ishte i punesuar dhe me dokumente te rregullta, ne nje firme italiane. Aksidenti ka ndodhur gjate orarit te punes dhe firma italiane do te shlyeje demin ekonomik, ndersa cuditerisht kjo firme nuk kishte siguruar punetoret me rrip gjate procesit. Laurenti gjendej ne Itali prej 10 vjetesh, ku aktivizohej ne sektorin e ndertimit. "I bejme apel shtetit shqiptar, qe duke e njohur problemin, te behet me aktiv ndaj emigranteve e problemeve te tyre, per t'i ndihmuar", shprehen familjaret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›