Perplasen makinat, rende babe e bir
PEQIN- Perplasja e dy automjeteve rrezikon jeten e dy udhetareve, babe e bir. Ngjarja ndodhi oret e vona te mbremjes se shtune, ne afersi te fshatit Lolaj, ne aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dervish Hoxha, 42 vjec dhe djali i tij 13-vjecar, mbeten te lenduar kur automjeti tip "Ford", me targe PE 2021 A, u perplas me mjetin "Benz", me targe DU 6765 D, qe drejtohej nga Florian Hasanlliu. Si pasoje, 42-vjecari qe drejtonte automjetin "Ford" dhe djali i tij i mitur u plagosen rende dhe aktualisht ndodhen ne gjendje kritike per jeten ne spitalin e Elbasanit. Ndersa drejtuesi i automjetit tip "Benz", ka mbetur i plagosur lehte. Ne vendngjarje shkoi policia dhe nje grup hetimor. Nga te dhenat paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia tej normave te lejuara me te cilen qarkullonin automjetet. Policia ka ndaluar shoferin e automjetit tip "Benz", Florian Hasanlliu, nderkohe qe dy te lenduarit ndodhen ne reanimacionin e spitalit te Elbasanit. Mjeket thane se plaget e marra pas perplasjes se mjeteve jane te renda dhe po perpiqen te nxjerrin jashte rrezikut te demtuarit.
F. Salliu
F. Salliu