Fushata, Mediu: PR, do kthej pronën tek pronari
Partia Republikane ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Beratit. Nga berati kreu i kësaj force Mediu u ka bërë thirrje banorëve të votojnë PR-në për ti dhënë vendit një të ardhme europiane si dhe për ti kthyer pronën pronarëve të ligjshëm.
BERAT- Kreu Republikan Fatmir Mediu, ishte në një tubim elektoral në qytetin e Beratit. Në praninë e simpatizantëve të tij Mediu gjatës fjalës theksoi edhe njëherë se vota për një të ardhme të sigurt europiane është vota për numrin 16-të, Partinë Republikane. “Duke votuar Partinë Republikane, duke votuar numrin 16-të keni votuar për fëmijët tuaj, keni votuar për cdo burrë dhe grua që do të vazhdojë rrugën e të ardhmes nëpërmjet punës, keni votuar për prindërit tanë, për dashurinë për ta, për vlerat më të mira europiane, për familjen, për të drejtën, për kombin si dhe keni votuar për kthimin e pronës tek pronari i ligjshëm”- theksoi Mediu në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)