E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë dinte Azemi për spiunët

Ish-deputeti i PD-së kërkon të hapen dosjet e bashkëpunëtorëve të huaj dhe thotë se politika shqiptare është e infektuar nga Shërbimet e Fshehta. Sipas Arben Meçes, në PD ka bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike në dhjetor 1990, Arben Meçe, në bisedë me Korrierin thekson disa elemente të rinj që lidhen me veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Meçe shtyn debatin tek agjentët e huaj që ka në politikën e vendit qëkurse u themelua PD-ja e në vazhdim. Ai i rikthehet gjithashtu debatit të asokohshëm në PD për dosjet. I larguar nga politika, ish-kryetari i grupit të deputetëve të PD-së, nismëtar i veprimit të fraksionit Lëvizja për reformim para vitit 1997, shpjegon edhe akuzat e ndërsjella me mbështetësit e kryetarit të pandryshuar (të PD-së) Sali Berisha.

-Zoti Meçe, ju keni qenë një ndër themeluesit e parë të Partisë Demokratike. Megjithatë, keni pasur edhe një konflikt brenda saj për çështjen e dosjeve. Anëtarët e PD-së që ishin mbështetës të “Lëvizjes për reformim” u akuzuan si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, kurse ju akuzuat kryeministrin Berisha si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit dhe si bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja. Si ishte e vërteta e atyre akuzave të ndërsjella mes jush dhe pjesës tjetër të PD-së?

Arben Meçe: “Kërkesa ime e atëhershme ishte, për të qenë i vërtetë, një kërkesë demagogjike. Unë isha i bindur që nuk ishte komisioni, i cili bënte zbardhje. Edhe tani po them, në rast se ngrihet një komision, nuk është një komision që do të bëjë zbardhje. Do të bëjë goditje klienteliste. Nuk kanë për t’u hapur dosjet në Shqipëri, çfarëdo ligji të bëhet. Shikoni seriozitetin: një person merr përsipër që të bëjë një ligj kaq serioz, natyrisht që nuk është ai person. Por janë manovra politike: mandatojmë njërin e mandatojmë tjetrin. Asgjë nuk ka për t’u bërë. Po kthehet situata e vitit 1996. Po bëhet rotacion, e njëjta gjë. Në momentin kur pushteti do të ushtronte  presionin ndaj kundërshtarit, prodhonte një legjislacion për individë me begraund të dukshëm, jo të padukshëm, se për ata me begraund të padukshëm të jeni të bindur se nuk kanë për t’u hapur kurrë”.

-Po thoni që ishte një kërkesë demagogjike. Në çfarë kuptimi?

“Ishte demagogjike, sepse ne ishim të bindur që ky komision nuk kishte për të provuar gjë. Ne godisnin me të njëjtën skemë, me të cilën lëvizja jonë po goditej nga strukturat e PD-së. Zëdhënësi i asaj kohe dilte dhe deklaronte, se personat që janë marrë dhe po merren me këtë lëvizje, janë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Dhe ishte normale që ne të vepronim në të njëjtën mënyrë, por në mënyrë më transparente. Dhe për këtë ne ishim të ndërgjegjshëm që dosjet kurrë nuk kishin për t’u hapur. 13 veta të këtij grupi që prodhoi “Lëvizjen për reformim”, në mënyrë publike u paraqitëm para këtij komisioni dhe morëm pastërtinë e figurës, që e kanë marrë të gjithë”.

-Në atë kohë, ju keni akuzuar edhe disa anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike si bashkëpunëtorë të Shërbimeve të huaja Sekrete. Në të njëjtën linjë edhe juve iu kanë akuzuar pala tjetër.

“Unë për vete i kam marrë dy vërtetimet nga komisioni “Bezhani” dhe komisioni “Mezini”, të cilët vërtetojnë pastërtinë e figurës sime. Megjithatë, unë kisha dijeni të plotë me emër, mbiemër e pseudonim për anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike që ishin agjenturë. Në atë kohë kam thënë që janë agjenturë e shërbimeve lindore”.

-A ka figura të Partisë Demokratike që kanë dalë “të papastër” nga komisionet e Mezinit apo Bezhanit dhe që sot janë në politikë e në poste drejtuese të shtetit?

“Ata nuk janë të papastër. Kjo është një çështje subjektive. Unë di njerëz, edhe në nivel ministrash madje, që edhe pse janë “të papastër”, kanë marrë një kartë dhe kanë dalë të pastër. Kjo, sepse nuk është zbatuar ligji. Këtë po them, sepse ligji i parë dhe i dyti kanë qenë shumë seleksionues, dhe sot me ato dy ligje, po të zbatoheshin në politikën shqiptare, do të ishte plotësisht e pastruar”.

-I njihni mirë disa nga drejtuesit aktualë të PD-së? A ka në qeverisje apo në postet drejtuese të shtetit individë që kanë qenë “të papastër”?

“Të gjithë marrim përsipër të themi që ka apo nuk ka. Por duhet të kuptojmë një gjë. Në momentin kur skema e pastrimit nuk ka funksionuar, do të thotë që, kur ti nuk e ke bërë pastrimin gjatë rrugës, si mund të pretendosh se nuk ke. Dhe unë e thashë qartë, që sot shërbimet e fshehta të huaja, në momentet kur filloi dhe lëvizi situata, prodhuan edhe skema të tëra për të infiltruar agjenturë. Kjo gjë është normale, këtë e bën çdo politikë e huaj dhe nuk është se po bëjnë agresion mbi Shqipërinë. Edhe ne të njëjtën gjë bëjmë. Ky është shërbimi më normal, që shërbimet sekrete bëjnë në botë. Në mënyrë potenciale, Shqipëria duhej të prodhonte skema filtrimi. Dhe dy komisione të tillë tregojnë se nuk ka funksionuar, çka do të thotë se nuk ka bërë filtrimin. Të gjitha këto pa kusht të shpien jo më në alibinë, por në atë që sot politika shqiptare  është më se e infektuar nga shërbimet e fshehta”.

-Nga i keni këto informacione zoti Meçe?

“Gjatë viteve 1992-1996, çështja e sigurimsave u bë problem që diskutohej në çdo vend. Natyrisht ishte shumë e thjeshtë, që me bujari të ulje në tavolinë punonjës të sigurimit dhe nga një hobi për të marrë të dhëna sesi funksiononte. E dyta, unë kam pasur në dorë dy platformat sesi funksiononte Shërbimi i Fshehtë. Atëherë ishin sekret shtetëror. Numri i tyre ishte shumë i kuf

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›