E Diel, 1 Nëntor 2026

Minxolli: Në Gërdec punonin edhe fëmijë, ministria nuk u interesua për sigurinëNga TemaDrejtori i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, Dritan Minxolli, ka pranuar dje faktin se, në fabrikë kanë punuar edhe fëmijë. Minxolli ka pohuar gjith

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Minxolli: Në Gërdec punonin edhe fëmijë, ministria nuk u interesua për sigurinëNga Tema

Drejtori i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, Dritan Minxolli, ka pranuar dje faktin se, në fabrikë kanë punuar edhe fëmijë. Minxolli ka pohuar gjithashtu se, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria nuk janë interesuar asnjëherë për masat e sigurisë në fabrikën e demontimit të municioneve. Pohimet e Minxollit janë bërë gjatë seancës së djeshme në gjykatën e kryeqytetit. Në këtë seancë ka dëshmuar edhe një prej familjarëve të viktimave, pikërisht Zamira Durda, e cila e përlotur ka treguar se si djali i saj vetëm 6 vjeç, Edisoni, humbi jetën në tragjedinë e 15 marsit.

Pohimi

Një prej të pandehurve kryesorë në procesin gjyqësor për Gërdecin, Dritan Minxolli, ka pranuar për herë të parë punësimin e fëmijëve në fabrikën e demontimit të municioneve. Gjatë dëshmisë së dhënë gjatë ditës së djeshme në Gjykatën e Tiranës, ai ka pohuar punësimin në fabrikë të njerëzve të ndryshëm, pa dallim moshe, duke përfshirë këtu edhe fëmijë. “Në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec janë punësuar persona të moshave të ndryshme. Mes tyre ka pasur edhe fëmijë”, - ka pohuar Minxolli. Për herë të parë në sallën e gjyqit, i pandehuri Dritan Minxolli ka deklaruar se mban përgjegjësi individuale për atë çka ndodhi më 15 mars në Gërdec. Por Minxolli tha se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ishte informuar për rrezikun e mundshëm të një shpërthimi. Gjatë dëshmisë së tij ky i fundit ka bërë përgjegjëse Ministrinë e Mbrojtjes, e cila për asnjë moment nuk ka inspektuar fabrikën e Gërdecit lidhur me kushtet e sigurisë. “Të gjitha institucionet e shtetit, përfshi ushtrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, nuk janë interesuar për atë se çfarë ndodhte në Gërdec dhe për kushtet e sigurisë. E vetmja që është interesuar për këtë gjë ka qenë kompania MEICO”, - tha gjatë dëshmisë Minxolli. Dritan Minxolli tha se predhat në Gërdec kishin nisur të demontoheshin që në janar të 2008 në vendin e tragjedisë dhe se ai kishte një kontratë nga përfaqësuesi i kompanisë SAC, Patrik Henry dhe administratori i “AlbaDemil”, Mihal Delijorgji, për të drejtuar fabrikën. Minxolli u shpreh se ai kishte zbatuar rregullat në fabrikë dhe se duhej të dënohej vetëm për pjesën që kishte faj. Në fund të fjalës së tij ai ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e të afërmve, duke thënë se merr përsipër të gjitha përgjegjësitë individuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›