E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i Partive Socialiste Evropiane: Të bëhet transparenca e zgjedhjeveNga TemaKongresi i Partive Evropiane Socialiste miratoi dje një deklaratë për krizën politike në Shqipëri, ku dhe mbështeti PS për kërkesën e saj për transparencën e zgjedhjev

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kongresi i Partive Socialiste Evropiane: Të bëhet transparenca e zgjedhjeveNga Tema

Kongresi i Partive Evropiane Socialiste miratoi dje një deklaratë për krizën politike në Shqipëri, ku dhe mbështeti PS për kërkesën e saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Partia e Socialistëve Evropianë shpreh shqetësim të thellë në raport me krizën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, me të cilën përballet Shqipëria.

PES i jep mbështetje të plotë qëndrimit të mbajtur nga Internacionalja Socialiste mbi krizën, me të cilën përballet Shqipëria dhe thekson se në Shqipëri demokracia duhet të rivendoset dhe kërkesat e Partisë Socialiste të Shqipërisë në lidhje me të gjitha shkeljet dhe parregullsitë gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit duhet të mbështeten. Kongresi i PES i bën thirrje kryeministrit të Shqipërisë dhe koalicionit qeverisës të respektojnë liritë dhe të drejtat kushtetuese, duke garantuar transparencë të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, përmes një hetimi parlamentar që plotëson të gjitha kërkesat legjitime të Partisë Socialiste të Shqipërisë."

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, shprehu dje mbështetjen e tij ndaj kryetarit të PS, Edi Rama, duke e konsideruar PS si një partner të rëndësishëm të Internacionales Socialiste.

“Në mënyrë që ky proces i ri-afirmimit të vlerave të demokracisë të vazhdojë përpara, duhet që qeveria dhe koalicioni aktual t’u përgjigjen kërkesave të Partisë Socialiste. Mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të ndjejnë se jetojnë plotësisht në një territor demokratik. Nga ana tjetër, edhe familja e madhe eurosocialiste, por në përgjithësi i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të ndjejnë se Shqipëria jeton në një sistem të garantuar e të konsoliduar demokratik. Nga ana jonë, ju garantoj se ne po punojmë ngushtësisht me socialistët për të konsoliduar sistemin politik, në mënyrë të tillë që t’i përgjigjet pritshmërive dhe nevojave të popullit, në mënyrë që edhe Shqipëria të mund të përballojë gjithë ato sfida globale që e presin. Mos harroni që ende na duhet që t’i përgjigjemi siç duhet krizës financiare apo problemeve të tjera globale. Por mbi të gjitha duhet të jemi të aftë t’u përgjigjemi nevojave e kërkesave të njerëzve të thjeshtë për punë, për një sistem efikas shëndetësor, për arsimim, si dhe të jemi të aftë të krijojmë një koncept të ri për një shoqëri të shëndetshme, koncept të cilin ne socialistët e mbrojmë”, - tha dje Ajala.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›