Minxolli prokuroreve Henry pronar i kantierit lepuri i Gerdecit

Akuzat e prokurorise per e-mailet e Pinarit reagon ish-kreu i Meico-s dhe hedh poshte pretendimet e prokuroreve
Dritan Minxolli i njohur si drejtori i fabrikes ku behej demontimi i predhave ne Gerdec ka ngritur tonet kunder akuzes por jo vetem por edhe kunder lenies se lire te pronarit te kesaj fabrike amerikanit Patrick Henry. Nuk ka ngurruar aspak ta etiketoje lepurin e Gerdecit nderkohe qe ka leshuar lume akuzash nda prokuroreve dhe hetimeve te bera prej tyre. Ai pyeti prokuroret e ceshtjes se cilet jane pronaret e vertete te fabrikes se Gerdecit dhe se si eshte e mundur qe prokuroria dy dite pas tragjedise arriti ne konkluzionin se njeri prej tyre kreu i Albademil duhej ndaluar dhe tjetri duhej respektuar. Kujtoj se asokohe nga Zvicra Henry mohonte te kishte pasur lidhje me Shqiperine pavaresisht materialeve shkresore dhe akuzes i erdhi per shtat ta besonte - vijoi deklarimin e tij Minxolli i nderprere nga gjykata disa here per shkak te tonalitetit te zerit. I pandehuri i cilesoi keto hetime si keshtjelle rere brenda se ciles sipas Minxollit fshehu lepurin Patrik Henry. Me tej Minxolli shtoi se kompania Albademil u krijua vetem me kerkese te amerikanit Patrik Henry qe sipas tij nuk ia imponoi askush kete sipermarrje. Kur e kam takuar Patrick Henryn ne vitin 2006 mbaj mend qe kishte ardhur me ide dhe projekte te qarta dhe nuk ishte aspak fasada e kompanise SAC - deklaroi i pandehuri Minxolli. Natyrshem me lind pyetja keta 2 pronare te fabrikes Henry dhe Delijorgji minimalisht a duhej te ishin te dy si ortake nen akuze apo duhej te ishin te dy si deshmitare - vijoi deklaraten e tij ish-drejtori i fabrikes duke shtuar me pas per vete personin e tij dhe akuzat e ngritura se cilat ishin materialet shkresore qe provonin vrasjen me dashje per te cilen akuzohet.
Reagimi i Pinarit
Ylli Pinari ish-drejtuesi i ndermarrjes shteterore ushtarake Meico ka hedhur poshte pretendimet e ngritura nga ana e akuzes se perzgjedhja e firmes amerikane SAC ka qene e paramenduar. Gjate nje deklarate te bere para trupit gjykues i pandehuri ka pohuar se ka pasur lidhje shoqerore me Patrick Henryn dhe se ky i fundit i ka treguar endrren e tij per te nisur nje projekt demontimi municionesh. I pandehuri Pinari ka pohuar se Henry ka pasur kontakte me shume funksionare civile dhe ushtarake brenda Ministrise se Mbrojtjes per ti dhene jete projektit te tij. Me tej ish-drejtuesi i Meico ka bere me dije se ai ka respektuar ligjin dhe perzgjedhja e firmes SAC ka qene ne baze te rregullave. Ndersa per sa i perket perfshirjes se te pandehurit Mihal Delijorgji ortakeria me te eshte zgjedhur vete nga Patrick Henry. Nderkohe qe per e-mailet e shkembyera ndermjet tij dhe Patrick Henryt i pandehuri ngriti pretendimin se ato mund te jene manipuluar dhe se nga ana e organit te akuzes nuk jane lexuar te gjithe e-mailet. Prokuroria i ka lexuar e-mail-et pergjysme dhe i ka paragjykuar. Une ne cilesine e drejtorit te Meico kam pasur per detyre te gjej biznese dhe ne rastin e SAC kam njoftuar Henryn konform ligjeve si gjithe te tjeret. Cdo akuze ndaj meje eshte e pavertete - tha Pinari ne sallen e gjyqit. I pandehuri ka hedhur poshte akuzat e ngritura ndaj tij duke theksuar se biznesmeni Mihal Delijorgji kishte akses ne Ministrine e Mbrojtjes qe ne vitin 2006. Takimi me Delijorgjin e me Patrick Henryn ndodhi ne zyrat e Meico-s ne veren e vitit 2006 dhe ka qene nje takim rastesor pasi Mihal Delijorgji vinte ne zyre per perfundimin e nje projekti qe kishte pasur me nje tjeter kompani tjeter te huaj. Ne prezence te Meico Pinari i ka prezantuar Henryt Delijorgjin si personin qe kishte bere ne Shqiperi projekte demontimi theksoi Pinari deklaraten e tij para trupit gjykues.