Lulezimi i Inva Mules me miliarderin

Kur fuqia ekonomike dhe ajo politike gjejne gjuhen per nje interes kulturor sic ishte ardhja e Inva Mules ne Tirane suksesi behet i padiskutueshem.
Perrallat e Hofmanit me autor Jacques Offenbach solli me vete jo vetem nje ekip francez por dhe nje revolucion perceptimi ne opera se kur investohet ne reklamimin e emrit te kengetarit madje fort ndryshon puna. Keshtu mund te testohet publiku. Sopranoja e ka cilesuar sfide takimin me publikun shqiptar ne diten e premieres. Por nuk besojme se endrra per te qene me publikun shqiptar ka qene aq e vertete nga sopranoja sepse sic eshte konfirmuar ne dy netet kur ka kenduar Inva Mula sidomos ne mbremjen e pare biletat qene shitur dite me pare madje me nje cmim te konsiderueshem nga normalja e operas. Nuk ishte cmim i zakonshem edhe ky per publikun ndonese te ftuarit ne vend te publikut qene miq politikane njerez te rendesishem ne biznes e kulture. Perrallat e Hofmanit ishte nje nga shfaqjet me te gjata ne opera rreth dy ore e gjysme. Dendesia e personazheve i jepte dhe potencialin kesaj vepre pavaresisht se protagonizmi ishte perqendruar tek Inva pesha e saj. Edhe pse ne tri role te ndryshme nuk ka qene sa per ta cilesuar veshtiresi te madhe per sopranon kete veper. Nje ze tashme i konsideruar i vogel me rifiniture vokali teknikisht mire me pike te forte dhe me te vleresuaren interpretimin dhe elgance aktrimi ne repertorin e Inva Mules kjo shfaqje po ashtu nuk besojme te jete me e perkryera. Ndonese rolet kryesore nga kryeveprat boterore klasike Inva i ka realizuar jashte vendit kur ishte ne kulm te karrieres se saj.
Prej filllimvitet 2000 kur sopranoja kishte kaluar nje eksperience te meparshme dhjetevjecare mjaft kembengulese duke ngritur nje axhende strategjike per famen e saj ne Evrope pra ne keto vitet e fundit ajo sikur ishte zene disa here ne befasi nga kritiket e huaj. Por nuk kishte as entuziazmin e viteve te shkuara si atehere kur kendoi me Placido Domingon apo kur vleresohej se ishte e bukur sharmante elegante gati si perralle - nga ajo kohe Inves sikur i ra shkelqimi. Por prej dy vitesh turi i saj ne vende me te ftohta sic ishte Berlini ku ka interpretuar Traviaten e riktheu vemendjen tek kengetarja. Me shume kjo nga adhurimi qe vinte prej shqiptareve te diaspores. Prej andej shqiptaret raportonin te ekzaltuar per mediat ne Kosove dhe Shqiperi per shfaqjen e Inves ose sic thuhej motres se tyre se ishte e suksesshme.
Me Tirane ardhjet e Inves kane qene sporadike si e ftuar ne spektakle e sidomos ne ato te Vera Grabockes. Gjithnje e trajtuar me suksesin dhe famen qe kishte korrur jashte ne skenat ku ka kenduar ne Evrope. Ndersa ishin gjithnje te lexueshme perpjekjet e sopranos per te ngjitur karrieren ne skenat operistike boterore. Ne fakt kush ka ikur nga Shqiperia tenore dhe soprano dhe nuk jane pak kane marre shkelqim te menjehershem ne skenat e tjera operistike. Por destini i Inves ishte sukses me cdo kusht Sopranoja 47-vjecare me nje pamje te rifreskuar me entuziazmin e shprehur nje dite para premieres duket se dha gjithe arsyet pse ndodhej pikerisht tani ne Shqiperi. Rikthim pas 20 vitesh ku e rigjeti Teatrin e Operas me te njejten arome si e kishte lene qe ishte bere nostalgjike dhe pas shfaqjes kerkonte ti jepej arsyeja e perkushtimit te publikut ndaj saj. Biletat u shiten me 1 mije leke te reja gjithe vemendja u perqendrua ne opera u harrua cdo problem po flitej vec per perrallen e Inves se brenda nje shfaqje ka tre role sfiduese - kjo e rendesishme ne karrieren e saj personale. Pse projektoret shkelqyen aq fort tani mbi Inven
Nje dite me pas Inva zuri faqet e mediave me nje tjeter ngjarje kulturore. Krijoi fondacionin Hi Classic me partnerin filantrop miliarderin nga Kosova Ethem Ramadani. Ky eshte nje filantrop i njohur bamires ne kulture qe prej dy vitesh sopranoja e ka ne krah edhe si bashkeshort pas divorcit me kengetarin Pirro Cako.
Nje nga projektet madhore te Hi Classic eshte krijimi i Qendrave te Meditimit ne trevat shqiptare nen moton Qetesia dhe shendeti i mendjes fundi i te keqijave per shqiptaret Fondacioni Hi Classic financoi dhe ardhjen e Inves ne Tirane shfaqjen Perrallat e Hofmanit shto ketu dhe financimin qe ka fituar Inva duke u trajtuar si personalitet eminent fond i krijuar nga Ministria e Kultures ne vleren e 6.000.000 leke.
I rendisim keto te dhena per te kuptuar se kur fuqia financiare derdhet mbi artistin vlera e ketij investimi mund ta rrezoje ose mund ta perkedhele suksesin.
Dje ne mesdite pritem qe sopranoja Inva Mula ti jepte pergjigje si lidhet nje kengetar me publikun nese te gjithe kete reflektim te karrieres se saj ne perpjekje te rralla prej ndonje artisti per tu bere legjende ne opera - do ishte thjesht nje ceshtje rikthimi ne vendin e lindjes Ambiciet e sopranos mund te jene me tej se kjo karriere qe kerkon ta instaloje si deshmi edhe per publikun shqiptar. Pas 20 vitesh Inva rikthehet plot nostalgjime aspirate qe lexohet me pertej Perrallave se Hofmanit nje leksion qe le te kuptosh se shkelqimi ndodh kur artisti mbulohet edhe me flori