E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Miqësia Folk”, hap siparin e tij në Gjirokastër

Ka çelur siparin e tij, mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës, Festivali “Miqësia Folk”. Ky festival, i cili është një bashkëpunim mes vendit tonë dhe atij grek, synon të përcjellë garancinë e një integrimi kulturor ndërkufitar. 

GJIROKASTER- Eshtë çelur pasditen e djeshme në qytetin jugor të Gjirokastrës festivali i këngës popullore “Miqësia Folk”. Ky është një aktivitet i realizuar mes bashkëpunimit midis dy vendeve fqinje atij shqiptare edhe grek. Festivali “Miqësia Folk”, vjen si një ndër projektet kryesore në programin Greqi-Shqipëri”, duke përcjell në këtë mënyrë edhe garancinë e integrimit kulturor ndërkufitar. Organizimi i këtij festivali i cili tashmë është kthyer në një traditë për qytetin e gurtë të Gjirokastrës krahas vlerave artistike të këtij qyteti, sjell edhe një njohje më të gjërë të grupeve artistike të shtetit fshinjë Greqi, duke krijuar mundësinë e prezantimit të vlerave folklorike të rajonit verior të këtij vendi.
Mbrëmja e djeshme ka nisur duke çelur kështu edhe siparin e këtij festivali i cili mblodhi rreth 300 artistë popullorë pjesëmarrës nga të dyja anët e kufirit. Nata e parë e këtij festivali është prezantuar me grupin si: “Kurora Labe”, “Zëri i Bilbilit”, “Grupi i Lazaratit”, “Akademia Popullore e Janinës”, grupi popullor “Kështjella Labe” e të tjerë. Ky festival do të vijojë edhe tre ditët e ardhshme duke sjellë edhe më gjërë kulturën muzikore popullore nga dy vende fqinje. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›