Mesha shqip në Arkivin e Shtetit
TIRANE-Në përkujtim të 70- vjetorit të kësaj dite të shenjtë, u riprodhua në vitin 1978 mesha e parë në shqip, në një disk steoforik, realizuar nga kompania diskografike VGR në Needham-Masachusetts (Amerikë) me ndihmën e bashkatdheta-rëve tanë atje. Ky disk, që ndodhet në fonotekën e Arkivit Qendror Shtetëror, ka fiksuar një çast të rëndësishëm historik të kulturës shqiptare dhe radhitet përkrah shu-më disqeve të tjera të kulturës botërore me evenimente të rëndësishme. Mesha shqip, e sjellë nëpërmjet regjis-trimit diskografik, transmeton me ma-dhështi lutjet e pasura, forcën shpirtërore që karakterizon koralet liturgjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Disku paraqet për herë të parë një album pjesësh të zgjedhura, të përpunuara artistikisht e të përkthyer nga Fan Noli në vitet e para të shek. XX. Pjesët liturgjike të meshës shqip janë të mbështetura në himnet e marra nga tradita korale bizantine dhe sllave. Pjesa e parë e meshës shqip është marrë nga Liturgjia e Shenjtë e Kishës Orto-dokse me lutjet e saj të famshme. Ndërsa pjesa e dytë përmban këngë manastiresh dhe himne të kënduara gjatë meshës së madhe (Javës së Shenjtë dhe Pashkës). Gjithashtu, edhe aty përfshihet kompozimi origjinal i Nolit "Krishti u ngjall", si dhe lavde hierarkike, me të cilat kori kishtar nderon kryepeshkopin.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)