E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Martesa e Lornës’, filmi që sjell historinë e një vajze shqiptare

Historia e trishtë e një vajze shqiptare është në qëndër të filmit ‘Martesa e Lornës’, produksion i dy vëllezërve italianë. Ky film ishte kandidat për çmimin “Skenari më i mirë” në festivalin e Kanës. Roli kryesor i shqiptares endërrimtare Lorna, luhet nga aktorja kosovare Arta Dobroshi. Filmi sapo ka nisur të shfaqet në kimenatë italiane. 

ITALI- Ka arritur në kinematë italiane filmi i vëllezërve Dardenne, “Martesa e Lornës”, skenari i të cilit bazohet në historinë e një vajze shqiptare. Kjo vajzë, për të realizuar ëndrrën e saj për të jetuar në Belgjikë, martohet me një të ri të droguar, duke shpresuar se pasi i shoqi te vdesë nga overdoza, ajo të mund të jetë e lirë të jetoje jetën e saj. Por bashkëshorti i saj i ri, bën të pamundurën të mbijetojë dhe shpresat e saj veniten. Filmi ishte kandidat për çmimin “Skenari më i mirë” në festivalin e Kanës. Lorna i përket kategorisë sociale më të diskriminuar të shoqërisë së sotme. Si shumë shqiptare të tjera të moshës së saj, zbarkoi në tokën europiane me bindjen se asgjë nuk mund të pengojë ëndrrën e saj për të hapur një biznes te vogël së bashku me të fejuarin e saj Sokolin. Por rruga është e gjatë dhe e vështirë. Në mes futet dhe mafia shqiptare, që për të bërë para organizon martesa false mes europianëve dhe emigrantëve. Për fat të mirë shqiptaren Lorna do ta shpëtojë ndërgjegjja e saj. Në një botë kaq të egër, ndjesia e të ndjerit fajtore është e vemtja ndjenjë që na lejon t’i hapim zemrën humanitetit. Lorna kishte një zgjedhje të vështirë: ose të shpëtonte Klaudion të shoqin dhe të vinte në rrezik jetën e saj, ose të vazhdonte rrugën e saj të indiferencës absolute. Lorna interpretohet nga aktorja me origjinë kosovare Arta Dobroshi e detyruar të aktroje në frëngjisht. Dobroshi është përzgjedhur pas një kasting ku morën pjesë gati njëqind aktore të reja profesioniste. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›