Madonna sot në Budva, qindra fansa shqiptarë shkojnë në Malin e Zi
TIRANË- 50 vjeçarja e cila mban kurorën e mbretëreshës së pop-it për më shumë se 25 vjet karrierë muzikore, do jetë e pranishme sot në një koncert madhështor që do organizohet në plazhin Jaz në qytetin e Budvas.
Në këtë koncert sipas të përditshmeve malazeze këngëtarja pritet të shoqërohet nga bashkëshorti i saj regjisori Guy Ritchie, me të cilin do të qëndrojë për gati 3 ditë në bregdetin e mrekullueshëm të qytetit turistik.
Disa qindra fansa janë nisur dje dhe sot nga Shqipëria për në Mal të Zi. Ata kanë paguar 35, 75 euro deri në 200 euro që kushton zona VIP (limituar).
Ikona e pop-it mbërriti në Mal të Zi në kuadër të turneut botëtror “Sticky & Sëeet Tours”, pas disa koncertesh në më shumë se 10 shtetet të Europës si Francë, Gjermani, Angli, Austri, Itali, etj. Më pas këngëtarja do vazhdojë turin e saj në kontinentin e largët SHBA, Kanada, për të përfundura në 21 dhjetor 2008 në Sao Paulo, Brazil.
Madonna ka lindur në 16 gusht 1958 në qytetin Bay në shtetin e Miçigan (SHBA). Titullit si “Mbretëresha e Pop-it” këngëtares amerikane i shtohen dhe një sërë veprimtarishë të tjera të rëndësishme si shkrimtaresh të teksteve muzikore, aktore etj.
Ajo deri më sot ka arritur të realizojë 11 albume diskografike, 3 përmbledhje dhe disa singëll.
(d.b/ATA/BalkanWeb)