Protestat ne Orikum Gjykata e Vlores liron Qetesor Ferunajn

Prokuroria e akuzon per nxitje dhe organizim te protestes se dhunshme nje here ne jave bashke me 14 te tjeret para prokurorit
Disa dite pas vetedorezimit ne polici Qetesor Ferunaj nga Dukati i Vlores ka dale ne sallen e gjyqit per tu njohur dhe per tu perballur me akuzen qe rendon ndaj tij. Ishte i fundmi mbetur ne qelite e paraburgimit te komisariatit te Vlores nderkohe qe dje do te rishikonte lirine pas vendimit te gjykates per ta lene te lire me masen Detyrim paraqitjeje. Nga e marta e ne vazhdim Ferunaj dhe bashkefshatare te tij nga Dukati dhe qyteti i Orikumit do te paraqiten nje here ne jave para oficereve te Policise Gjyqesore mase e caktuar nga gjyqtarja e gatshme. Seanca u zhvillua paraditen e djeshme nderkohe qe dy dite me pare ishte vendosur lirimi edhe per 14 banoret e tjere te implikuar ne protestat e disa diteve me pare ku pati nje perleshje mes banoreve dhe policise. Masa e arrestit eshte shoqeruar ne ambientet e jashtme nga nje numer i konsiderueshem banoresh gati te njejtet qe ishin edhe kur u zhvilluan masat per te arrestuarit e tjere. Gjate gjithe seances grupi i banoreve nga Dukati dhe Orikumi jane mbajtur nen monitorim te vazhdueshem nga forcat e policise se Vlores. Seanca per Ferunajn u zhvillua dy dite pas banoreve te tjere pasi edhe vetedorezimi i tij ne polici u be me vonese. Ferunaj akuzohet per nxitje te protestave dhe organizimin e mitingut per ceshtje pronash nderkohe qe u shoqerua me perplasje te dhunshme me policine. Madje policia ka gjetur edhe nje sasi te konsiderueshme bombash molotov poshte nje ure disa te perdorura gjate protestes dhe te tjera gati per tu perdorur ne vazhdimesi. Banoret e Orikumit dhe Dukatit u arrestuan dite me pare pasi qelluan me gure dhe mjete te tjera mbi policine ne nje tentative te tyre per te bllokuar rrugen kombetare. Banoret qe kishin dale ne rruge me pretendimin e organizimit te nje proteste per pronat u perplasen me 11 nentor me forcat e policise qe nuk i lejuan ata te bllokonin rrugen dhe i shperndane duke perdorur gaz lotsjelles. Ka dyshime se protestat e dhunshme jane te frymezuara politikisht me qellim krijimin e idese se destabilizimit. Gjate aksionit per shperndarjen e protestuesve te grumbulluar ne Orikum te cilet tentuan bllokimin e rruges nacionale u gjeten ne nje kamioncine dy bidone me benzine dhe dhjetera shishe te kthyera ne bomba molotov. Akuzat qe rendojne mbi 15 te akuzuarit per protesten ne Dukat jane Organizimi grumbullimi dhe manifestimi i paligjshem Pengimi ne qarkullimin e mjeteve Kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publik Goditjen per shkak te detyres Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve municioneve dhe lendeve plasese.