Trajneri Dani largohet nga Tërbuni

(ALBANIA SPORT) – Trajneri Avenir Dani është larguar nga skuadra e Tërbunit të Pukës, Kategoria e Dytë, Grupi i Veriut, pasi do të kryejë rolin e trajnerit të portierëve te Vllaznia, si ndihmës i Edi Martinit. Tërbuni i Pukës renditet në vendin e 3-të, me 23 pikë pas 12 ndeshjesh.