E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elis Bakaj drejt Inter Baku

(ALBANIA SPORT) – Elis Bakaj mund të transferohet në Azerbajxhan te skuadra e njohur Inter Baku. Kostoja e golashënuesit më të mirë të Dinamos, sipas gazetës së përditshme sportive “Panorama Sport” shkon 1.1 milionë euro.

Shuma paraprake “cash” që pritet të paguajë klubi azer është 100 mijë euro, teksa lojtari do të jetë gjashtë muaj në provë, përpara se drejtuesit e Inter Baku të marrin një vendim përfundimtar e të paguajnë pjesën tjetër prej 1 milion eurosh.

Aktualisht sulmuesi i Dinamos (10 gola kete sezon) ndodhet në grumbullimin e Kombëtares në Turqi.

Inter Baku, kryesuese kampionatit azer (36 pikë, pas 17 javësh) ka kërkuar edhe shërbimet e Jetmir Sefës së Tiranës.

Ne Azerbajxhan luan aktualisht mbrojtësi shkodran Admir Teli me FK Qarabag.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›