Raul drejt lamtumirës
E përditshmja sportive spanjolle “Sport” raporton se kapiteni historik i Realit të Madridit, Raul Gonzales, do t’i japë lamtumirën skuadrës kryeqytetase në përfundim të këtij kampionati. Sipas gazetës, në thelb të këtij vendimi qëndrojnë marrëdhëniet jo fort të mira me trajnerin Pelegrini, por edhe fakti se ai nuk mund të luajë më në nivele të larta.Lajmi, megjithëse ende i pakonfirmuar zyrtarisht, do të ishte sensacional. Sepse Raul, pas 15 vitesh me fanellën e Realit (në fakt 17, duke marrë edhe dy vitet me ekipin e të rinjve), autor i më tepër se 200 golave me “Mbretërit”, mund të ndërronte ambient dhe të luante në kampionatin amerikan.Ja videoja me golat më të bukur të kapitenit legjendar të Realit: