Ksavi, mesfushori më i mirë i vitit 2009
Mesfushori spanjoll i kampionëve të gjashtëfishtë të sezonit të kaluar ka grumbulluar gjithsej 164 pikë dhe është renditur para shokut të skuadrës, Leo Mesi dhe madrilenit Kaka (të dy nga 143). Megjithatë, për këta të fundit, përcaktimi “mesfushor” është i diskutueshëm.Më pas në renditje vijnë me radhë Andres Iniesta, Stivën Zherrard, Çesk Fabregas dhe Kristiano Ronaldo. Andrea Pirlo ka vendin më të lartë nga mesfushorët italianë, ndërkohë që jashtë dhjetëshes janë edhe Diego (i 11-i dhe Shnajder i 18-i).