Milani nuk heq dorë nga Dzeko, tjetër ofertë Volfsburgut
Nga njëra anë është Karlo Ançeloti, që kërkon ta bindë bomberin ballkanas të heqë dorë nga dashuria për ngjyrat kuqezi dhe të shkojë në “Stamford Bridge”. Nga ana tjetër është Milani, që sipas “Daily Mail”, ka bërë një tjetër ofertë në drejtim të kampionëve të Bundesligës për të sjellë lojtarin në “San Siro”.22 milion euro plus Jankulovskin dhe Kalaxen, kjo është oferta më e fundit me të cilën Milani do të përpiqet të bindë Volfsburgun ta lërë të lirë sulmuesin. Por në mes ka hyrë Çelsi. Në fakt, zgjedhja e parë e Ançelotit ka qenë Serxho Aguerro, por ky operacion është vështirësuar. Prandaj, Blutë kanë hedhur sytë nga Edin Dzeko.