E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore zhgënjyese

Nga Valon Konushevci valon.konushevci@gazetaexpress.com më 27 mars 2011 në ora 19:49

Ndeshja miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Renovës së Maqedonisë, e cila është zhvilluar të dielën në kryeqytet, ka përfunduar baras, 0:0.

Fusha katastrofale, loja shumë monotone dhe numri jo aq i madh i shikuesve e kanë karakterizuar këtë miqësore, të cilën me mund mjaft të madh e kishin organizuar udhëheqësit e futbollit kosovar.

Më pak se 4 mijë shikues që kishin ardhur për ta përcjell këtë ndeshje, kanë dalë të zhgënjyer nga stadiumi, sepse ekipet kanë aplikuar lojë shumë monotone dhe nuk krijonin aksione të mira për ta kënaq publikun. Andaj, munguan edhe golat.

E për gjithë këtë fajet i ka pikërisht fusha katastrofale e stadiumit të kryeqytetit të Kosovës. Fusha me gunga ua pamundësoi futbollistëve të dyja ekipeve të aplikojnë lojë më të mirë. Fusha katastrofale, përveç shikuesve, i ka zhgënjyer edhe akterët e ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›