Delja lind qen!

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 18:26
Një kinez këmbëngul se një nga delet e tij ka lindur një qen.
Këlyshi ka gojën, hundën, sytë, putrat dhe bishtin të ngjashme me një qen, por i ngjan një deleje nga “gëzofi”.
“Kur e pashë për herë të parë u tremba, sepse kam 20 vjet që mbaj dele dhe nuk kisha parë kurrë një krijesë të tillë. Është diçka midis deles dhe qenit”, u shpreh Liu, fermeri kinez, i cili beson se delja e tij ka nxjerrë në dritë një qen.
Yue Guozhang, një veteriner kinez, thotë: “Është e pamundur që një dele të lindë një qen. Ka mundësi që kjo krijesë të jetë vetëm një qengj anormal.”