E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësoret, Italia mundet nga Argjentina, Gjermania barazon me Paraguajin

Ndonëse vetëm ndeshje miqësore, nuk kanë munguar surprizat. Italia është mundur në shtëpi nga Argjentina, edhe pse Mesi dhe Baloteli kanë munguar në këtë supersfidë. Higuain ka shënuar ndaj formacionit italian, duke dënuar kështu edhe napolitanët, për të cilët ka firmosur. Gjermania ka shpëtuar nderin e saj nga Bender, duke shënuar golin e barazimit, në atë rezultat vërtet mbresëlënës për Paraguajin në Europë, 3-3. Ndërsa Anglia, edhe pse e ka nisur keq, ka arritur të përmbysë përballë Skocisë, duke fituar gjithë ndeshjen 3-2. Surpriza më e madhe ka qenë fitorja e Zvicrës përballë Brazilit, teksa Shaqiri & co kanë mposhtur sambën braziliane. Ka qenë një autogol i Dani Alvesh në minutën e 48-të të ndeshjes, duke ngritur peshë të gjithë tifozët zvicerianë. Ndërsa sfida Portugali-Holandë ka përfunduar në barazim 1-1, ku nuk mund të rrinte pa vënë “firmën” e tij Kristiano Ronaldo, që ka shënuar golin e barazimit dhe shpëtuar nderin e portugezëve. Ndërsa Spanja ka fituar ndaj Ekuadorit. (Eduard.Ilnica/BalkanWeb)

Miqësoret e djeshme
Japoni – Uruguaj                 2-4
Korea J. – Peru                   0-0
Kazakistan – Gjeorgji          1-0
Bjellorusi – Mali i Zi              1-1
Estoni – Letoni                     1-1
Finland – Slloveni                2-0
Azerbajxhan – Maltë            3-0
Irak – Kili                              0-6
Moldavi – Andorrë                1-1
Luksemburg – Lituani          2-1
Kolumbi – Serbia                1-0
Rumani – Sllovaki               1-1
Suedi – Norvegji                  4-2
Ukrainë – Izrael                   2-0
Turqi – Ganë                       2-2
Lihtejnshtein – Kroaci         2-3
Austria – Greqi                    0-2
Bosnjë – USA                     3-4
Hungari – Çeki                   1-1
Maqedoni – Bullgari            2-0
Gjermani – Paraguaj          3-3
Itali – Argjentinë                  1-2
Poloni – Danimarkë            3-2
Zvicër – Brazil                     1-0
Uells – Irlandë                     0-0
Belgjikë – Francë                0-0
Angli – Skoci                       3-2
Portugali – Holandë            1-1
Islandë – I. Faroe                1-0
Ekuador - Spanjë                0-2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›