E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësoret, SHBA thyen 4-3 Gjermaninë, Brazili dhe Anglia në paqe

Klinsman ka fituar përballë ish-zëvendësit të tij, duke i shpëtuar kështu edhe ndonjë shkarkimi të mundshëm në rast se do të humbte. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur 4-3 Gjermaninë, teksa kanë habitur të gjithë të pranishmit me golat e bukur. Ka qenë një ndeshje me shumë interes për amerikanët, pasi kishin edhe përvjetorin e krijimit të federatës së futbollit. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0, ndërsa në të dytën janë shënuar 5 golat e tjerë. Ndërsa Brazili ka ngecur sërish, kësaj here në fushën e tij, duke humbur terren në renditjen e FIFA-s. Ka qenë Anglia kësaj radhe që i ka rezistuar mirë, madje për një moment nga fundi ka kaluar në avantazh, por takimi është mbyllur 2-2. Irlanda ka shkatërruar 4-0 Gjeorgjinë, ndërsa Ukranina është ndarë në paqe pa gola me Kamerunin. Do të ketë të tjera ndeshje miqësore këtë javë, pa llogaritur takimet eliminatore të Botërorit.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›