Miqesoret e medha fitojne Gjermania e Italia

Gjermania ka mundur 3-2 Brazilin, duke shijuar fitoren e parë pas gati dy dekadash ndaj pese herë kampionëve të Botës. Një pritje e gjatë por që ia vlejti për Joachim Loeë dhe “Panzerat’ e tij që në “Mercedez Arena” të Shtutgardit kanë konfirmuar forcën e një skuadre të re, por të bindur te forca e saj.
Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, rezultatri I ndeshjes do të zhbllokohej me avantazhin e Gjermanisë në minutën e 60-të. Shvajnshtajger do të kthente në gol një 11-metërsh të fituar nga Lahm, duke ndezur festën e tifozëve vendas. Dominimi i skuadrës së Loew do të vijonte më tej, ndërsa Goetze do të dyfishonte rezultatin pas një aksioni model. Brazili hyn në lojë dhe ngushton shifrat me Robinjon nga pika e penalltisë, por për të vulosur revanshin e gjermanëve nmendon një tjetër talent. Shurle prek për të tretën herë rrjetën e Sezar, duke bërë të pavlefshëm golin Neymar që në minutat shtesë vetëm sa do të zvogëlonte disfatën e Brazilit.
Bie edhe kampionia e Botës në fuqi Spanja, e cila në ‘San Nikola’ të Barit është mundur 2-1 nga Italia. Një miqësore që do të mbahet mend gjatë nga skuadra e Cesare Prandelit, që përvec rezultatit ka bindur edhe me lojën e saj. Montolivo dhe Aquilani do të vendosnin firmën në golat e fitores të Italisë, ndërsa Xavi Alonso vetëm sa do të barazonte përkohësisht rezultatin e takimit.
Debuton me një barazim 1-1Jurgen Klinsman në pankinën e kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në Filadelfia nuk ka mundur të kalojë Meksikën. Miqtë do të mbyllnin pjesën e parë në avantazh pas golit të Peralta në minutën e 17-të, ndërsa me rikthimin në fushë Rogers do të shënonte për amerikanët që mbyllin me barazim premierën e tyre nën drejtimin e Klinsman.
Nertan Prifti