E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon kombetarja Shqiperi-Mal i Zi 3-2

Bogdani-Hyka-Salihi shtrijnë në tapetin e Loro Boriçit Malin e Zi. Spektakolare ofensiva kuqezi në koalidimin e fundit përpara përplasjes së madhe me Francën, për eleminatoret e Euro-2012, ndërsa mbetet për t’u parë prapavija, e vënë në vështirësi sidomos në goditjet standarte. Kuqezinjtë e Josif Kuzhes imponohen në Shkodër 3-2 përballë Malit të Zi, në një ndeshje që filloi e kujdesshme me dy formacionet që kërkonin të mos gabonin dhe rreziqet e vetme në 45 minutat e para vijnë nga topat e ndaluar.

Avantazhi i Shqipërisë fiksohet në minutën e 33 kur Erion Bogdani i ndihmuar edhe nga dora, shtyn në rrjetë goditjen me kokë të Currit. E megjithatë, loja opake e malazezëve çuditërisht kurorëzohet me barazim 7 minuta më vonë, kur Saviç mposht Ujkanin, duke lënë barazimin në fuqi për pjesën e parë. E në Shkodër pak kohë pas rifillimit është menduar më e keqja, pasi Mali i Zi godet vetëm pas tre minutash. Saviç prepotent me kokë ndëshkon një mbrojtje neglizhente dhe Ujkani është i palëvizshëm mes shtyllave.

Por asgjë nuk ka mbaruar dhe Shqipëria kthehet të bëjë një nga ndeshjet e pëlqyeshme të kohëve të fundit. Me Hykën, Kapllanin e Bakajn ritmi ndryshon dhe është pikërisht shtashkurtri i Tiranës që siluron në hyrje të zonës portierin kundërshtar. Asnjë mundësi reagimi dhe në Loro Boriçi barazimi fiksohet në minutën e ‘64. në krahët e entuziazmit kuqezinjtë i shkaktojnë alit të Zi një 1-2 të frikshëm. Hamdi Salihi – sulmuesi më në formë i kombëtares është spektakolar në rrovjeshatën e tij, që shtang portierin dhe Malin e Zi, që këtë herë detyrohet të dorëzohet për të tretën herë përballë fanellave kuqezi të fqinjëve të tyre. Pas ndeshjes, trajneri Kuzhe u shpreh.

“Jam shumë i kënaqur, sidomos për mënyrën se si skuadra reagoi kur ishin në dizavantazh. Pas pësimit të golit të dytë çorganizuam, por arritëm të reagimin dhe të fitonim ndeshjen. Sigurisht patin edhe disa gjëra të këqia, por në përgjithësi jam i kënaqur. Kjo fitore është e rëndësishme në prag të përballjes me Francën. Nuk do të jetë njëjtë dhe për këtë duhet të përmirësojmë gabimet që bëmë me Malin e Zi”.

Eno Skarço/Nertan Prifti/Bruna Gjoka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›