E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vezhguesit vendore Zgjedhjet mire problem numerimi

Zgjedhjet e 8 majit ishin shumë të mira sipas Unionit Shqiptar për Cilësinë e Jetës. Organizata monitoruese e votimeve të 2011-ës ka veçuar në raportin e saj përfundimtar, numërimin dhe ndërhyrjet në të, të vetmin pikë problematike të këtij procesi.

“Një nivel i lartë mosbesimi shoqëroi numërimin e votave çka çoi në debate, vonesa dhe në disa raste edhe bllokim në disa vend numërime. Eksponentë të partive shpesh ndërhynë në procesin e numërimit të votave në vendet e numërimit, duke ndërhyrë në proces me anë të anëtarëve të tyre në komisione. Pavarësisht një atmosphere të lartë polarizimi dhe një mungese besimi mes partive në pushtet dhe opozitës, këto zgjedhje ishin më të mirat të realizuara deri tani në Shqipëri”, tha Edmond Stojku, përfaqësues i vëznguesve vendorë.

Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës ishte pjesë vëzhguesve vendorë që ndoqën nga afër 8 majin. Kjo organizat kishte  të aktivizuar në terren reth 1286 persona në qendrat e votimi dhe numërimit. Organizata gjithashtu vëren se tashmë, puna duhet të fokusohet tek kodi zgjedhor i cili duhet amneduar sa më parë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›