Rreziku nga zjarret parashikohet shtim i vatrave

Mbi 60 vatra zjarri në pyje e kullota ka rënë në Shqipëri në këtë sezon veror, ndërkohë që rreziku nga zjarret do të vazhdojë të jetë present, thonë specialist deri në 15 ditëshin e parë të muajit shtator, atëherë kur temperaturat fillojnë të bien.
Specialistët e mjedisit thonë për “AS” se zjarret kanë qënë pothuajse të shpërndara në të gjitha zonat e vendit, ndërkohë që po përgatitet bilanci se sa hektarë pyje e kullota janë djegur, krahasuar me një vit më parë. Zjarret thonë specilaistët janë shaktuar si pasojë e temperaturave të larta, por nuk përjashtohen dhe rastet e vënies me qëllim. Prokuroria në rrethe po merret me hetimin e tyre.
“Gjithsej në shkallë republike kemi 62 raste zjarresh të shpërndara gati-gati njëlloj si në pyje shtetërorë edhe në pyje komunalë. Vetëm dy raste kanë qenë në pyje pribatë. Më e goditur gjatë kësaj kohe ka qenë zona e Delvinës, Sarandës, Gjirokastrës, Vlorës, zjarre të rëna përgjithësisht në kullota dhe më pak në pyje. Janë edhe rastet e vënies së qëllimshme të zjarreve. Po merren edhe oficerët e policisë gjyqësore pranë drejtorive të shërbimit pyjor”-tha Gjergji Tanka, specialist në ministrinë e mjedisit.
Ndërkohë, specialistët e ministrisë së mjedisit ngrenë sërish shqetësimin , se njësitë vendore ende neglizhojnë marrjen e duhur të masave, për të reduktuar vatrat e zjarreve.
“Ajo që vihet re është papërgjegjshmëria e njësive të qeverisjes vendore për marrjen dhe administrimin e një pasurie të tillë siç janë pyjet. Ende nuk e ndiejnë si pronë, si pasuri të tyre, por ndoshta janë dhënë pas disa interesave siç është shitja e lëndëve drusore, dhënies me qira të sipërfaqeve pyjore”-theksoi ai.
Edhe një ditë më parë, janë shënuar vatra zjarresh në rrethet e Sarandës dhe Vlorës, të cilat kanë vazhduar për disa orë e më pas janë fikur nga zjarrfikëset që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Edlira Sulejmani