E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngec ora zyrtare e Kupes se Botes ne Brazil

Ora zyrtare që mat kohën deri në fillimin e Kupës së Botës në Brazil, ka ngecur.
Ndërsa duhen më pak se 11 muaj deri në nisjen e Botërorit, ora zyrtare ende tregon se duhen 365 ditë.
E vendosur në plazhin e Kopakabanës, ora ka ngecur që ditën kur Papa arriti në Rio pak javë më parë dhe mbajti meshë në prani të qindra mijë njerëzve.
Organizatorët thanë se ishin në dijeni të problemit dhe deklaruan se kompania që paguhet për mbarëvajtjen e saj po punon që ta rregullojë sa më shpejt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›