E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresa e Shqiperise sot perballe U-21 te Maqedonise

Shqipëria e vogël është gati për miqësoren me Maqedoninë.

Sot në orën 14:00 në qytetin e Laçit, skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do të zhvillojë testin e parë për këtë vit.

Kjo ndeshje është një provë e rëndësishme për futbollistët, ku shumë prej tyre grumbullohen për herë të parë në skuadrën Shpresa.

21-vjeçarët do të kërkojnë të konsolidojnë lojën, por edhe të marrin rezultat.

Starti i kualifikueseve të Europianit 2015 për Under-21 nuk është larg.

Shqipëria ndodhet në një grup mjaft të vështirë dhe duhet të jetë gati.

Në fakt kualifikueset nisin më 7 qershor me ndeshjen në shtëpi kundër Hungarisë. Kundërshtarë në grupin 4 janë Spanja kampione e Europës, Austria e Bosnja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›