Mourinho: Më mirë 5-6 pikë, se sa 16

Jose Mourinho u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të harrojnë humbjen me Granadën. Mourinho tha se ata duhet të ndihen krenar për vete dhe se duhet të kenë si synim kalimin në pozitën e dytë.
"Më mirë është të jesh në pozitën e dytë se sa në të tretën. Më mirë është të jesh me 5-6 pikë më pak se Barcelona se sa 15-16 pikë diferencë. Ne tashmë kemi humbur shansat për La Liga por se motivimi i tyre është në kupë dhe në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht kësaj ata duhet të ndihen krenar me paraqitjet në La Liga" deklaroi Mourinho./Indeksonline/