Guardiola VS Barcelona, me 24 korrik

Pep Guardiola do të ketë mundësinë e parë për të luajtur kundër ish skuadrës së tij që bëri histori në Evropë, Barcelonës.
Bayern Munchen-Barcelona do të jetë sfida që do të luhet me 24 korrik në Munchen të Gjermanisë.
Ndeshja do të ketë karakter bamirës, ndërsa pikërisht në këtë ditë feston ditëlindjen edhe presidenti i Bayernit, Uli Hoenes.
Kjo sfidë pritet të zgjojë kureshtje të madhe te shikuesit e futbollit./Indeksonline/