Miqësorja, Shqiperia mund 1-0 Irlanden e Veriut
TIRANë- Kombëtarja shqiptare ka fituar 1-0 në miqësoren e parë të vitit 2010, atë ndaj Irlandës së Veriut. Një gol i mrekullueshëm i Ervin Skelës pas 25 minutash lojë ka qenë vendimtar për këtë sfidë, të cilën trajneri Kuzhe kërkonte ta fitonte patjetër. Shqipëria e ka dominuar takimin, sidomos në pjesën e parë, duke krijuar idenë se bëhej fjalë për një ndeshje zyrtare. Gjithsesi, terreni tepër i rënduar i Qemal Stafës e ka bërë çdo gjë të vështirë për futbollistët në fushën e lojës.
Pas dy tentativave të Agollit e Duros, që përfunduan jashtë, minuta e 25-të solli golin e parë, me autor Ervin Skelën, i cili mposhti portierin Tejlor duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Në pjesën e dytë, trajneri Josip Kuzhe ka hedhur në fushë thuajse të gjithë futbollistët që ka patur në dispozicion, duke e kthyer lojën disi të mërzitshme. Në këtë fraksion ishin irlandezo-veriorët ata që patën rastet më të mira, duke goditur madje dy herë shtyllën. Gjithsesi, kombëtarja shqiptare është mbrojtur mjaft mirë, madje ka patur një mundësi të artë për të dyfishuar me Salihin, por sulmuesi shkodran u vonua disi. Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të Shqipërisë, që tregoi një nivel më të lartë loje në krahasim me ndeshjet e fundit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)