Xhafa-Ahmataj Dinamo shkurorezohet ne Vlore
Sulmuesi kryesor i kuqezinjve eshte ndjere i kenaqur me fitoren e arritur dhe sipas tij keto tre pike te marra jane konfirmim se ekipi eshte kompetitiv. Nese luajme keshtu nuk mund te perjashtojme asgje. Nje fitore e merituar dhe jemi shume te kenaqur. Me shume sesa goli i shenuar me kenaq fitorja e ekipit dhe ne fushen e lojes kemi treguar me te miren tone gjate gjithe 90 minutave. Ishte nje fitore per te cilen natyrisht nuk duhet te mendojme gjate por te jemi te perqendruar te ndeshjet e radhes pasi tashme do te luajme ndaj rivalit tone te drejtperdrejte Dinamos. Kam ardhur te Flamurtari per te bere me te miren time te shenoj ashtu si ne te gjitha ekipet ku kam luajtur. Jam i kenaqur per kete ecuri te skuadres ka perfunduar sulmuesi. Nga ana tjeter per mesfushorin elbasanas Juljan Ahmataj me shume se goli i tij ka rendesi trepikeshi i marre ne transferte. Goli Mjafton qe vlejti per ekipin. Ishte ndoshta momenti i duhur per te shenuar dhe nuk mund te kerkoj me shume. Jemi dy pike larg Dinamos por na duhet te vijojme me kete ritem deri ne fund dhe ti marrim ndeshjet me radhe pohon Ahmataj. Duke folur per takim ndaj Elbasanit mesfushori shprehet se ekipi i tij la te nenkuptonte se te gjitha ndeshjet i vlereson njelloj. Ju e pate vete ne fushen e lojes zhvilluam nje loje shume cilesore dhe natyrisht edhe vete une e mendoja nje rezultat te tille. Por perkunder ketij fakti duhet te themi se duke e pare me me qetesi ndeshjen vihet re se kundershtari nuk na vuri ne pozite te veshtire sidomos kur rezultati ishte 1-0 per Elbasanin. Por ditem te dalim nga ajo situate ndaj tani jemi ne nje pozicion komod ne renditje ku natyrisht te gjithe na shohin nga poshte- lart ka perfunduar Ahmataj. Dinamo superpremio ndaj Flamurtarit
Katershja e donatoreve te Dinamos Sulaj Brace Goci dhe Aliko diten e djeshme kane analizuar humbjen ne Korce duke e cilesuar si normale kur behet fjale per nje kundershtar si Skenderbeu per titullin kampion. Por per ndeshjen e radhes ne Vlore ata kane pohuar se skuadra duhet te reagoje menjehere. Ndaj per kete gje mendohet te vendoset nje superpremio. Duke e kaluar ne heshtje humbjen me Skenderbeun sikunder presidenca edhe futbollistet e stafi teknik ka bere te njejten gje. Madje trajnerit Blanko ndonese i jane drejtuar gazetaret nuk ka dashur te thote asgje. Qe do te thote se ka mbajtur te njejtin qendrim si dhe ne perfundim te ndeshjes me Skenderbeun ne Korce.