Divorci vetehelmohet 36-vjecarja
FUSHE KRUJE- Nje 36-vjecare nga Fushe-Kruja i dha fund jetes duke u vetehelmuar ne kushtet e nje depresioni te rende qe kishte pesuar pas divorcit me te shoqin. Policia beri te ditur se viktima F.V. gjeti vdekjen dje rreth ores 02.00 ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Mesohet se viktima eshte derguar nga te afermit e saj tri dite me pare ne spital pasi ajo kishte konsumuar nje sasi lende helmuese. Ata e gjeten ne banese viktimen ne gjendje te rende. Por tri dite pas ngjarjes 36-vjecarja nuk mundi ti rezistoje helmimit dhe nderroi jete. Burime spitalore bene te ditur se me gjithe ndihmen e dhene e ndjera nuk arriti tia dale per shkak se kishte konsumuar nje sasi te konsiderueshme fostoksine. Familjaret e saj jane marre ne pyetje dhe deklaruan per grupin e hetimit se ajo kishte disa kohe qe kishte shfaqur shenja depresioni pasi ishte ndare nga bashkeshorti. r.n