Dhuna shtohen urdhrat e mbrojtjes
KORE - Rastet e ushtrimit te dhunes ne familje kane shtuar ndjeshem urdhrat e mbrojtjes per personat qe keqtrajtohen. Brenda nje dite Gjykata e Korces me kerkese te policise ka leshuar tre urdhra mbrojtjeje per persona qe jane dhunuar sistematikisht nga te aferm te tyre. Policia beri te ditur se eshte leshuar urdhri i menjehershem i mbrojtjes nga gjykata per 43- vjecaren L.Pane banuese ne lagjen nr. 12 te ketij qytetit. Bashkeshorti i saj R. Pane e kishte keqtrajtuar vazhdimisht derisa ajo kerkoi ndihme. Nderkaq nje i moshuar 71-vjecar po nga qyteti i Korces eshte vene nen mbrojtjen e policise pasi djali i tij 36-vjecar ushtronte dhune fizike. Sipas policise edhe nje grua nga fshati Kapshtice i Devollit eshte marre ne mbrojtje ligjore per shkak se bashkeshorti i saj e keqtrajtonte ne gjendje te dehur. g.a