Miqësorja, Rusi-Serbi, 1-0
Rusia ka mundur Serbinë në ndeshjen miqësore që u zhvillua sot në Moskë. Rezultati i kësaj ndeshje ka përfunduar 1-0 për Rusinë. Goli është shënuar nga Pogrebnyak, në minutën e tetë të pjesës së dytë.
Ndërkohë që mbrëmjen e sotme është luajtur një tjetër ndeshje miqësore, në Baku, ku Maqedonia ka mundur 1-0 Ajzerbaxhanin. Goli është shënuar nga sulmuesi i Interit, Goran Pandev, në minutën e 14-të të pjesës së dytë të ndeshjes.