Carragher e ngrit në qiell Gerrardin

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher e ka lavdëruar tej mase bashkëlojtarin, Steven Gerrard.
Kapiteni i klubit anglez u kthye nga lëndimi në muajin mars, por atë e përshkuan lëndime të tjera dhe ai nuk mund të kthehet në fushën e blertë deri muajin e ardhshëm.
Sidoqoftë, Carragher nuk dyshin se 31 vjeçari do të kthehet në nivelet e larta, për t’i heshtur kritikët.
“Steven Gerrard ka ende se çka të tregojë. Ai është njëri prej më të mirëve. Nëse jo më i miri, atëherë njëri ndër më të mirët e Premierligës në dekadën e fundit. Kur Steven të kthehet për të luajtur, do të jetë si një përforcim i madh për ne. Ai i ka përpara edhe 4-5 vjet në Liverpool”, deklaroi veterani 33 vjeç.
Carragher thotë se Gerrard nuk është i rëndësishëm për ekipin vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ai shpreson që bashkëkombësi i tij të kthehet sa më shpejt.