Arshavin, asnjëherë në Real Madrid

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 17:31
Andrei Arshavin nuk do të shkonte asnjëherë në Real Madrid, edhe nëse klubi spanjoll do të shprehte interesim për të. Sulmuesi rus i Arsenalit është tifoz i flaktë i Barcelonës, për të cilën ëndërron të luajë një ditë.
“Për mua, Real Madridi është një tabu totale, sepse qe një kohë të gjatë jam admirues i Barcelonës. Nuk do të shkoja për të luajtur në Real as për të gjitha paratë e botës”, deklaroi përfaqësuesi rus në një intervistë për të përditshmen ruse, Sport Express.
Arshavin ishte transferuar në Arsenal vite më parë nga Zenit Saint Petersburg.