Shqipëria mund Malin e Zi, me rezultatin 3-2
Shqipëria ka fituar në ndeshjen miqësore me Malin e Zi. Skuadra kuq e zi ka arritur të fitojë 3-2 ndaj skuadrës malazeze. Ndeshja është zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Fillimisht Shqipëria shënoi golin e parë, i realizuar në minutën e 33-të nga Bogdani, por 7 minuta më vonë barazoi rezultatin Savic.
Dy golat e shënuar nga Jahmir Hyka dhe Hamdi Salihi, i dhanë fitoren kombëtares sonë.