Miqësorja me Estoninë, lojtaret Mesfushori i Dinamos, Gentian Muça, është dhe risia e listës prej 18 futbollistësh. Mungon sulmuesi Besart Berisha.

Rrjetet sociale:
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, bëri publike listën e lojtarëve të thirrur për miqësoren me Estoninë, të programuar për më 14 nëntor në Talin. Mesfushori i Dinamos, Gentian Muça, është dhe risia e listës prej 18 futbollistësh. Mungon sulmuesi Besart Berisha.
Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet në Talin të Estonisë, duke filluar nga 10 nëntori në kuadër të ndeshjes miqësore ndërkombëtare kundër këtij vendi, të programuar për më 14 nëntor.
Vendimi është marrë nga vetë trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe.
Kjo është miqësorja e tretë që Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, dy të parat janë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel: më 15 nëntor 2003, Shqipëria fitoi 2-0 me Estoninë, ndërsa më 28 prill 2004, Kombëtarja jonë barazoi 1-1 në Talin.
Kjo do të jetë miqësorja e katërt nën drejtimin e Kuzhesë, pas atyre me Gjeorgjinë (1-1), Qipron (6-1) dhe skuadrën gjermane të Bundesligës 2, Greuther Fyrth, të humbur 2-1.
Lista
Samir Ujkani
Isli Hidi
Armend Dallku
Debatik Curri
Andi Lila
Franc Veliu
Gentian Muça
Ervin Skela
Gilman Lika
Lorik Cana
Ansi Agolli
Jetmir Sefa
Emiljan Vila
Klodian Duro
Jahmir Hyka
Hamdi Salihi
Edmond Kapllani
Elis Bakaj
Numri i klikimeve - 289
E Premte, 06 Nentor 2009