Java 10, Apolonia - Kastrioti 2-3Kjo ishte humbja e parë në Fier e Apolonisë në gjashtë takime të luajtura në “Loni Papuçiu”

Rrjetet sociale:
Kastrioti i Krujës arriti një fitore dramatike 2-3 me Apoloninë e Fierit në “Loni Papuçiu”, falë golit të realizuar nga gjiganti Robert Grizha në minutën e 91-të, në takimin hapës të javës së 10-të të Kategorisë Superiore.
Apolonia shënoi e para me anë të Sead Haxhibuliçit në minutën e 28-të, por Orjand Abazaj barazoi për Kastriotin në të 42’. Albert Kaçi në minutën e 56-të i siguroi për herë të dytë avantazhin e përkohshëm Apolonisë, por sërish krutanët u kundërpërgjigjën me anë të Erlad Turdiut (63’).
Në minutën e parë shtesë pas kohës së rregullt, pas një gafe të pafalshme të portierit Haxho, Robert Grizha shënoi golin e tretë, që firmosi edhe fitoren e dytë rresht të Kastriotit pas asaj me Besën (1-0) në javën e 9-të.
Kjo ishte humbja e parë në Fier e Apolonisë në gjashtë takime të luajtura në “Loni Papuçiu”. Apolonia tashmë u barazua me pikë ë nga Tirana, të dyja nga 17.
Kastrioti nga ana e tij regjistroi fitoren e parë në pesë ndeshje në transfertë, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Teuta e Durrësit.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 10
07.11.2009
13:30 Apolonia-Kastrioti 2-3
Shënues Sead Hadjibulic 28’, Albert Kaçi 56’/Orjand Abazaj 42’, Turdiu 63’, Robert Grizha 90’+1
14:00 Gramozi-Teuta 2-0
Shënues: Armando Sadiku 17’, 25’
14:00 Tirana-Shkumbini 2-0
Shënues: Jetmir Sefa 52’, 57’
08.11.2009
13:00 Flamurtari-Laçi
14:00 Skënderbeu-Vllaznia
09.11.2009
13:30 Besa-Dinamo
Numri i klikimeve - 290
E Shtune, 07 Nentor 2009