E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet vrasja arrestohet autori 41-vjecari Rama

Policia e Elbasanit ka mundur te parandaloje ne kohe nje vrasje pikerisht ne diten kur ne kete qytet po festohej Kurban Bajrami duke shmangur pergjakjen e kesaj feste. Nje 42-vjecar ka qelluar me arme zjarri ndaj nje bashkeqytetari por per fat te ketij te fundit pa pasoja per jeten. Policia e Elbasanit beri te ditur se dje se ne oret e mesdites 41-vjecari Ardian Rama tentoi te vriste me arme 45-vjecarin me iniciale A. M. pas nje grindjeje te castit. Policia e Elbasanit ka nderhyre menjehere ne vendngjarje duke parandaluar vrasjen e 45-vjecarit. Policia pohoi se ngjarja ndodhi ne servisin ne prone te 45-vjecarit. Pas ndalimit te krimit policia ka kryer kontroll ne banesen e 41-vjecarit Ardian Rama te cilit i gjeti ne shtepi nje arme zjarri dhe dy thika. Gjithashtu policia saktesoi se 41-vjecari Ardian Rama kishte precedent te meparshem penal pasi kishte qene i denuar me 25 vjet burg per nje vrasje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›