Ligji per te drejtat e femijeve, pritet miratimi ne fillim te 2010
Ne fillim te vitit te ardhshem, edhe vendi yne do te kete nje ligj te posacem per mbrojtjen e te drejtave te femijeve, te cilet ne jo pak raste jane pre e punes informale apo e rasteve te dhunes. "Ky ligj pritet te miratohet nga qeveria shqiptare dhe pastaj nga Parlamenti gjate 3 mujorit te pare te vitit 2010. Gjithashtu eshte bere nje reforme institucionale per sa i perket zhvillimit dhe zbatimit te kesaj strategjie. Ka dhe raste dhune te cilat shpeshhere ndodhin neper shkolla, shpeshhere ndodhin neper familje, por megjithate duke qene se shoqeria eshte e sensibilizuar karshi grupit te femijeve une mendoj se cdo dite e me shume te gjitha keto raste po minimizohen", shprehet Ilda Bozo, drejtoreshe e Monitorimit te Strategjive per te Drejtat e Njeriut ne Ministrine e Punes. Nderkohe ne Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut, perfaqesuesit e Ministrise se Punes, deklarojne se strategjite per kategori te caktuara te popullsise si femijet, pakicat etnike, apo personat me aftesi te kufizuar, kane arritur qellimin e tyre per te plotesuar te gjitha te drejtat qe kane keto kategori, per arsimim, sherbime shendetesore, strehim, apo punesim.
Shqiperia
Tashme vendi yne, i perfshire ne ato vende qe kane mbeshtetur deklaraten e te drejtave te njeriut,ka nje strategji te posacme per komunitetin rom dhe personat me aftesi te kufizuar. Deklarata e te drejtave te njeriut, e ka fillesen e saj ne 10 dhjetor te vitit 1948.
Shqiperia
Tashme vendi yne, i perfshire ne ato vende qe kane mbeshtetur deklaraten e te drejtave te njeriut,ka nje strategji te posacme per komunitetin rom dhe personat me aftesi te kufizuar. Deklarata e te drejtave te njeriut, e ka fillesen e saj ne 10 dhjetor te vitit 1948.