H1N1, 6 paciente te shtruar ne gjendje te rende
Spitalet e Tiranes rezultojne se kane edhe pacientet, ne gjendje me te rende nga gripi i derrit. Sipas te dhenave nga Ministria e Shendetesise jane 6 paciente ne gjendje te rende shendetesore, te cilet i jane nenshtruar terapise intensive, 4 ne Institutin e Semundjeve te Mushkerive dhe 2 ne reanimacionin e Spitalit Infektiv ne QSUT. Nderkohe qe numri i te prekurve ne te gjithe vendin ka shkuar ne 300, prej te cileve vetem 100 raste jane shenuar gjate javes se fundit. Drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero, ka pohuar se numri i te prekurve nga gripi pandemik mund te jete me i madh pasi jo te gjitha rastet e dyshuara ekzaminohen. Nderkaq Pipero konfirmon se ne javen e fundit numri i personave te prekur nga infeksione te rrugeve te siperme respiratore, ka ardhur ne renie."Javen e fundit edhe numri i rrugeve te siperme te infeksioneve respiratore ka rene. Nderkohe rastet e renda te konfirmuara me gripin pandemik jane 6 dhe jane ne gjendje stacionare por te rende klinikisht", shpjegon Pellumb Pipero. Deri me sot, ne Shqiperi nga virusi A/H1N1 ka humbur jeten vetem nje person nga Sukthi, i cili vuante nga nje tumor ne prostate.
Keshillat
Specialistet dhe drejtuesit e Ministrise se Shendetesise, keshillojne qe te behet kujdes me virozat e stines, por edhe me gripin e derrit. Sipas tyre me te rrezikuar jane te gjithe ata persona, te cilet kane nje semundje kronike. Po keshtu edhe femijet e vegjel futen ne grupin e te rriskuarve.