Miqtë e Sirisë, mbi 60 shtete nisin takimin
STAMBOLL- Përfaqësues nga më shumë se 60 shtete perëndimore dhe arabe kanë nisur bisedimet në Stamboll për ti bërë presion Damaskut që të pranojë planin e OKB-së dhe të Ligës Arabe për paqen në Siri.
Konferenca Miqtë e Sirisë vjen në kohën kur Damasku ka shpallur fitoren ndaj opozitës, por ka thënë se nuk do të tërheqë tanket dhe trupat nga qytetet derisa jeta ti kthehet normalitetit.
Kreu i Këshillit opozitar Sirian Kombëtar, Burhan Galiun, i ka ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar armatosjen e kryengritësve. Ai ka thënë para takimit në Stamboll se populli sirian pret një qëndrim të guximshëm nga takimi.
OKB thotë se më shumë se 9 mijë njerëz janë vrarë nga aksionet qeveritare në kryengritjen që nisi një vit më parë me protestat pro-demokracisë.