Mediat kosovare:Thaçi-Obama takohen në 6 prill
PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi sipas të gjitha gjasave do të takohet më 6 prill me Presidentin amerikan, Barack Obama.
Burime të Expressit thonë se në Washington, Thaçi do të shoqërohet nga Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku. Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar do të ketë takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.
Burime të Expressit në Zyrën e Kryeministrit bëjnë të ditur se takimi mes Thaçit e Obamës pritet të zhvillohet më 6 prill. Më 6 prill, Kryeministri do ta takojë Presidentin Obama, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë, në kushte anonimiteti.
Kryeministri i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij, Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku, udhëton të martën për një vizitë zyrtare në SHBA, shtoi burimi i gazetës.
Takimi Thaçi-Obama ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, as nga pala amerikane, as nga ajo kosovare.