Miratim nga e gjithe bota dhe indinjate nga Kina - Reagimet nderkombetare ndaj Nobelit per Paqen

Komiteti i mimit Nobel ne Norvegji deklaroi te premten 8.10. se Liu Xiaobo nderohet me Nobelin per Paqen per luften e tij te gjate dhe te padhunshme per te drejtat themelore te njeriut ne Kine. Komiteti prej nje kohe te gjate beson se ekziston nje lidhje e ngushte mes te drejtave te njeriut dhe paqes.
Gruaja e Liu Xiaobose Liu Xia eshte e bindur se nderimi me mimin Nobel do te jete i dobishem per burrin e saj dhe per Kinen.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Liu Xia gruaja e Nobelistit te paqes 2010 Liu Xiaobo.
Une mendoj se burri im do te kthehet ne shtepi. mimi do te thote edhe me shume pergjegjesi. Shoket e Liu Xiaobose shpresonin me shume se vete Liu se ai do te merrte Nobelin. Kjo do te thote qe Kina ka shans te ndryshoje. Kina mund te arrije nje tranzicion paqesor dhe te arsyeshem. Te gjithe e desherojne shume kete. Shume njerez ndihen te inkurajuar nga cmimi. Ata do te vazhdojne perpjekjet e tyre dhe do te arrijne ndryshim te vertete ne Kine.
Kina reagon me indinjate
Qeveria kineze reagoi me indinjiate ndaj dhenies Liu Xiaobose te Nobelit per Paqe dhe kercenon me prishjen e marredhenieve kinezo-norvegjeze. mimi Nobel duhet tu akordohet atyre qe nxisin harmonine mes popujve miqesine nderkombetare dhe carmatimin dhe atyre qe organizojne konferenca per paqe. Kjo ka qene deshira e Alfred Nobelit thuhet ne nje deklarate per shtyp te Ministrise se Jashtme kineze. Liu Xiaobo eshte gjykuar fajtor per shkeljen e ligjeve kineze dhe eshte denuar me heqje lirie nga drejtesia kineze. Veprat e tij jane ne kundershtim me qellimin e mimit Nobel per Paqen. Permes nderimit te ketij personi Komiteti i mimit Nobel e ka demtuar kete cmim thuhet me tej ne deklaraten e qeverise kineze.
Qeveria gjermane e pershendeti vendimin
Qeveria gjermane e uroi laureatin kinez. Zedhenesi i qeverise gjermane Steffen Seibert u shpreh
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zedhesi i qeverise gjermane Steffen Seibert.
Ai eshte nje njeri i guximshem qe perpiqet te ndihmoje ne triumfin e demokracise dhe te drejtave te njeriut ne vendin e tij por di dhe ka thene gjithnje hapur se ky eshte nje proces i gjate dhe i veshtire i cili duhet patjeter te zhvillohet pa dhune. Ne si qeveri gjermane e dime se Kina duhet te gjeje rrugen e saj.
Seibert theksoi se qeveria gjermane ka qene angazhuar dhe do te vazhdoje te angazhohet per lirimin e Liu Xiaobose.
Xiaobo simbolizon vlera dhe te drejta themelore qe BE i sheh si themelin e nje shoqerie te lire
Presidenti i Komisionit te BE-se Jos Manuel Barroso e pershendeti akordimin e Nobelit aktivistit kinez Liu Xiaobo. Vendimi i Komitetit mbeshtet ata te cilet me privacione te medha luftojne per lirine dhe te drejtat e njeriut u shpreh Barroso ne Bruksel.
Presidenti i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek theksoi rendesine e cmimit per marredheniet e BE-se me Kinen. Liu Xiaobo simbolizon vlera dhe te drejta themelore qe ne ne BE i shohim si themelin e nje shoqerie te lire. Kina dhe Evropa po ndertojne nje ure por nje pjese e madhe e ketij bashkepunimi duhet te jete ruajtja e te drejtave te pakica dhe atyre civile.
Urime per aktivistin kinez Liu Xiaobo erdhen edhe nga qeveria tibetiane ne mergim. Zedhenesi i Dalai Lames tha se Dalai Lama gezohet shume per kete lajm dhe e uron nga zemra Liu Xiaobone. Ai beson se brezi i ardhshem i te rinjve kineze do te korre frytet e perpjekjeve te Liuse dhe bashkepunetoreve te tij.
Pershendetje edhe nga organizatat per te drejtat e njeriut
Vendimi i Komitetit te Nobelit u pershendet edhe nga organizata nderkombetare per te drejtat e njeriut Amnesty International. Ne nje deklarate per shtyp te organizates thuhet Liu Xiaobo e ka merituar plotesisht Nobelin per Paqe. Ai perfaqeson te gjithe ata qe angazhohen per te drejtat e njeriut ne Kine. Amnesty International kerkon lirimin e te gjithe te burgosurve politike ne Kine qe nuk perdorin dhunen.
Bildunterschrift Proteste ne mbeshtetje te Liu Xiaobose ne Hong Kong. 2009
Zedhenesja e organizates per te drejtat e njeriut Human Rights ne Kine Sharon Hom u shpreh e gezuar qe Komiteti i mimit Nobel nuk u perkul para trysnise se qeverise kineze.
Ky eshte nje demonstrim i qarte i pavaresise se Komitetit te Nobelit dhe nje mesazh i rendesishem qe e kane shprehur Liu Xiaobo dhe te tjere se e vetmja rruge per Kinen eshte me shume transparence dhe reforma politike.
Vendimi i Komitetit do te mbeshtese te gjitha ato forca qe kerkojne reforma politike ne Kine brenda dhe jashte qeverise kineze.
Autor Christoph Ricking / Eliana Xhani
Redaktoi Aida Cama