E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNDP ndihmon ne permiresimin e dialogut nderetnik ne Maqedoni

Ne komunat e Maqedonise ku jeton popullate e perzier etnike ka nevoje qe ne vazhdimesi te promovohen dhe jetesohen projekte te cilat do te kontribuonin per respektin tolerancen dhe mirekuptimin e ndersjellte midis etniteteve te ndryshme. Ne sendertimin e raporteve te mira nderetnike rol kyc mund te luaje pushteti lokal sepse ai me se miri detekton problemet eventuale te natyres etnike ne komunat ku jetojne popullate e perzier etnike. Keshtu thote Vesna Xhundevska nga UNDP. Per kete shkak ne mbeshtetje te UNDP-se ne tri komunat e Maqedonise ku jetojne shqiptare e maqedonas Kumanove Struge dhe Gostivar do te realizohen nje sere projektesh per permiresimin e marredhenieve nderetnike.

Ne Komuna duhet te funksionojne komisione perkatese qe do te meren kryesisht me zgjidhjen e problemeve nderetnike ne kete menyre problemet do te gjenin zgjidhje te perhershmeshprehet Xhundevska.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Struga

Kerkohet zgjidhje afatgjate

Dialogu nderetnik ne Maqedoni eshte nje ceshtje tejet e ndjeshme dhe kur flitet per intensifikimin e tij duhet nje angazhim gjitheperfshires vlereson Ibrahim Memeti udheheqes i shume projekteve nderetnike qe jane realizuar ne vend. Dialogu ne Maqedoni zhvillohet vetem mes subjekteve politike dhe ai shume veshtire zbret ne nivelin e shoqerise civile.

Shume here ne Maqedoni me dialog te sukseshem nenkuptohet dialogu ndermjet partive dhe kjo eshte gabim andaj mendoj se ne nuk kemi raporte te duhura sepse nuk kemi dialog ne nivelin qytetare thote Ibrahim Memeti.

Qendra per dialog nderkulturor ne Kumanove ka mare persiper te zhvilloje nje fushate informuese me qytetaret per rolin e pushtetit vendor ne kapercimin e dallimeve etnike ne kete qytet thote Stefan Manevski nga kjo qender.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Kumanova.

Institucionet vendore lokale aspak nuk merren me zgjidhjen e problemeve te natyres etnike edhe pse nje angazhim te tille ia mundeson ligji. Por edhe qytetaret shume pak jane te informuar per kompetencat e autoriteteve lokale ne fushen e marredhenieve nderetnike thote Manevski.

Qytetaret kane nevoje per me shume informacion

Raportet nderetnike ne Maqedoni jane ceshtje me te cilat vendi do te ballafaqohet edhe ne te ardhmen sepse nga to varet paqja dhe stabiliteti afatgjate ne vend thote drejtori programor ne shoqaten per iniciativa demokratike ne Gostivar Lulzim Haziri.

do iniciative e mbeshtetur dhe e koordinuar edhe nga institucionet shteterore sigurisht qe do ti sjelle rezultatet e veta. Kur flitet per ngritjen e vetedijes rezultatet nuk jane aq te dukshme por mund te paramendohet se si do te jete situata nese nuk ka te tilla iniciativa dhe projekte shprehet Lulzim Haziri.

Ne komunen e Struges kane qene te shpeshta zenkat mes nxenesve shqiptare dhe maqedonas qe ne mediat e vendit kane mare konotacion te incidenteve nderetnike. Sipas Ramiz Merkos kryetar i komunes se Stuges incidentet midis te rinjve gjenerohen nga politika.

Pluhuri qe ngrihet per marredheniet e keqija nderetnike ne arsim apo jeten e perditeshme jane insinuata dhe te motivuara politikisht sidmos ne kohen e fushatave parazgjedhore thote Merko.

Sekretariati per implementimin e Marreveshjes se Ohrit i ka dhene mbeshtetje te plote realizimit te projekteve te UNDP-se sepse raportet e mira nderetnike paraqiten si kusht per rrugen e Maqedonise drejt integrimit evropian.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›