E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi i ligjit të dosjeve, na çon te Shqipëria e pastër

Edi Rama, gëzhoja e pushkatimeve politike, nuk do të mund të pengojë ende miratimin e ligjit të hapjes së dosjeve. Kryeministri Sali Berisha i vendosur e i sigurt për miratimin sot të ligjit për lustracionin. Me këtë ligj mazhoranca synon të përmbush një detyrim madhor moral të shoqërisë shqiptare atë të dënimeve të krimeve të komunizmit, të shpreh distancimin ndaj barbarive të këtij sistemi, të hedhë poshtë legjitimitetin e krimeve të kryera. Kryeministri garanton se ky ligj nuk  ka për qëllim hakmarrjen por të lehtësojë gjendjen e dhjetëra mijëra shpirtrave që dergjen në varre për fjalën e lirë, për besimin te zoti. Ky synon të frenojë urrejtjen, duke larguar funksionarët, që kanë gjak në duart e tyre, ose që kanë dhunuar  të drejtat dhe liritë e njeriut

TIRANE – Kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka konfirmuar votimi e ligjit të dosjeve në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Qëndrimin e vendosur, Berisha e shprehu dje gjatë një konferencë për shtyp para gazetarëve
“Kam dal para jush për të shprehur qëndrimin tim për ligjin ndaj lustracionit që do votohet nesër (sot) në parlament”, u shpreh Berisha dje në fillimin e konferencës për shtyp.
Kryeministri Sali Berisha i vendosur e i sigurt për miratimin sot të ligjit për lustracionin. Me këtë ligj mazhoranca synon të përmbush një detyrim madhor moral të shoqërisë shqiptare atë të dënimeve të krimeve të komunizimit, të shpreh distancimin ndaj barbarive të këtij sistemi, të hedhë poshtë legjitimitetin e krimeve të kryera. Kryeministri garanton se ky ligj nuk  ka për qëllim hakmarrjen por të lehtësojë gjendjen e dhjetëra mijëra shpirtrave që dergjen në varre për fjalën e lirë, për besimin te zoti. Ky synon të frenojë urrejtjen, duke larguar funksionarët, që kanë gjak në duart e tyre, ose që kanë dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut

Domosdoshmëria dhe kushtetutshmëria
Duke folur për rëndësinë e miratimit të këtij ligji, Kryeministri Berisha bëri të ditur më tej se, “Me këtë ligj mazhoranca aktuale po synon të përmbush një detyrim madhor moral të shoqërisë shqiptar, atë të dënimeve të krimeve të komunizmit, të shpreh distancimin ndaj barbarive të këtij sistemi, të hedhë poshtë legjitimitetin e krimeve të kryera. Me këtë ligj ne përpiqemi të lehtësojmë mbi dhjetëra mijëra shpirtra të varrosur që u ekzekutuan, torturuan e vdiqën nga uria sëmundjet e barbaritë e tjera në burgjet e kampet e përqendrimit. Me këtë ligj synohet të vendoset sadopak balancimi shoqëror mbi plagët e rënda të hapura për mbi 45 vjet. Ekzekutimet, pushkatimet, burgosjet dhe internimet e Hitlerit të Evropës, sikurse njihet diktatori shqiptar Enver Hoxha, numerikisht ishin më të mëdha, shumë më të mëdha se sa në Bullgari Rumani, Çeki dhe Poloni të marra së bashku. Në këtë mënyrë duhet të hedhim themelet e një paqeje sociale”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha.
Më pas, Kryeministri shpjegoi prejardhjen çeke të projektligjit shqiptar për hapjen e dosjeve, duke hedhur poshtë, shpifjet dhe akuzat për shtrembërime të ligjit çek dhe për antikushtetueshmërisë e ligjit shqiptar.
“Ligji për lustracionin, është një variant i zbutur i ligjit çek. Për ata që kontestojnë kushtetutshmërinë e këtij ligji çek, mund t’ju them Gjykata Kushtetuese çeke në vitin 1993, e ka gjetur kushtetues këtë ligj. Në vitin 2000, pasi u vendos zgjatja e afateve, Gjykata Kushtetuese çeke, sërish e ka gjetur kushtetues këtë ligj. Një ligj lustracioni, sikurse ai çek, i cili ka është hartuar e miratuar për pasoja 10 herë më të vogla se Shqipëria, nuk ka se si të mos jetë antikushtetues edhe për Shqipërinë”, shpjego Berisha.

Garancitë e ligjit të lustracionit
Pjesë e sqarimeve të mëtejshme të Kryeministrit Berisha, ishin dje edhe hedhja poshtë e shtrembërimeve, shpifjeve dhe akuzave për kontestime të mundshme të ligjeve homologe të lustracionit, të vendeve të ndryshme, nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, apo gjykata e cila vendos mbi ligjshmërinë e veprimeve ndaj të drejtave qytetare, nuk ka pranuar anë asnjë rast të vetëm, të shqyrtojë themelin e ligjit të lustracionit, sepse këto ligje janë nënkuptuar si ligje legjitime dhe lustracioni si domosdoshmëri për paqen sociale dhe të ardhmen e vendit. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, nuk ka shqyrtuar në thelb, as ankesa të prokurorëve e gjyqtarëve të prekur e dënuar nga ky ligj, sikurse ka ndodhur në Poloni. Por, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka kërkuar që për ata që kanë kryer krime, të realizohet një proces i ndershëm gjyqësor, i abuzuar në rregullat dhe ligjet e shtetit. Kjo gjykatë ka porositur të mos përdoren metodat e njëjta me ato që kanë përdorur të akuzuarit dhe të gjykuarit”, sqaroi Berisha.
Kryeministri Berisha, ju ka përmendur gazetarëve edhe konstatimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila ndërsa asnjë prej të prekurve nga lustracioni dhe proceset gjyqësore, nuk ka pranuar t’iu japë të drejtë, ka kujtuar se “në vitin 2007 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka vlerësuar se Evropën Lindore dhe Juglindore, gjen ende njerëz që kanë gjak në duart e tyre. Disa prej tyre ngrenë zërin në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Nuk ka asnjë institucion të vetëm më të specializuar, më të fuqishëm, më të besueshëm, për lustracionin, se sa gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut në Starsburg”, ka cituar konstatimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Kryeministri Sali Berisha.

Ligji nuk synon hakmarrjen
“Ligji nuk synon hakmarrjen”, ka ripërsëritur disa herë Kryeministri Sali Berisha dje para gazetarëve.
“Ky ligj synon të lehtësojë gjendjen e dhjetëra mijëra shpirtrave që dergjen në varre për fjalën e lirë, për besimin te zoti, të lehtësojë plagët e dhjetëra mijërave, burrave e pleqve që vdiqën nga torturat, plagët dhe uria. Ky synon të frenojë urrejtjen, duke larguar funksionarët, që kanë gjak në duart e tyre, ose që kanë dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut”, u shpreh më tej Berisha.
Duke këmbëngulur se ky ligj nuk synon hakmarrjen, ndërsa ka shpjeguar se ligji shqiptar i lustracionit është më i butë se ligji, polak, më i butë se ligji gjerman, apo edhe më i butë se ligji çek, Berisha ka bërë të ditur se, “në të gjithë Evropën ish-komuniste ligjet e lustracionit nuk janë aprovuar me konsensus, ose ka ndodhur abrogimi i plotë apo pjesërisht i tyre”.
Kryeministri Sali Berisha, si argument që ai dhe ligji nuk janë për hakmarrje ka rikujtuar më pas, fillimin e viteve ’90, kur dy intelektualë Edi Rama dhe Ardian Klosi, i kishin kërkuar varjen e persekutove dhe se si pas refuzimit të tij, Rama dhe Klsoi ishin larguar. Berisha ka rikujtuar gjithashtu edhe ftesën për kandidim për deputetët të PD-së, që ai I kishte bërë Edi Ramës në prag të zgjedhjeve të vitit 1991.

Edi Rama gëzhoja e pushkatimeve
Kryeministri Sali Berisha, nuk ka lënë pa denoncuar më pas, sjelljen e kreut të PS-së Edi Rama, i cili nuk i shpëton dot qëndrimit të të parëve të tij, përballë pushkatimit, ekzekutimit apo përçudnimit të kufomave.
“Mbrojtja nga ana juaj zoti Rama, e një grushti njerëzish në krye të drejtësisë shqiptare që kanë urdhëruar pushkatimin, ekzekutimin apo edhe zvarritjen e kufomave sikurse në Shkodër e Sarandë, dëshmon se ti mban sot po atë qëndrim që kanë mbajtur anëtarët e Presidiumit famëkeq të Kuvendit Popullor, të cilët kur kanë diskutuar, janë shprehur se ‘ata të dy ata janë plehra dhe duhet të pushkatohen’”.
Berisha ka konfirmuar më tej gatishmërinë për votimin e ligjit për hapjen e dosjeve në seancën e sotme.
“Zoti Rama, ligjin nesër do ta votojmë edhe pa ju, jo për hakmarrje, ndërsa ti duke mbrojtur ata që kanë varur e pushkatuar, ti përdhos vlerat njerëzore, ti dëshmon se në shpirtin tënd ruhet urrejtja klasore. Këtë ligj do e votojmë edhe pa ty, sepse muaj e muaj të tërë jemi përpjekur ta votojmë së bashku, por ti, duke mbrojtur një grup njerëzish që kanë urdhëruar varjen, ekzekutimin dhe zvarritjen e kufomave në Shkodër e Sarandë, dëshmon se je një pasardhës i tyre. Shqiptarët sipas teje nuk meritojnë drejtësi tjetër, përveç prej atyre që siç thotë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, kanë gjak në duart e tyre. Ky ligj nuk është asgjë më shumë se një grusht dhe më pak, mbi dhjetëra mijëra shqiptarëve, viktima të komunizmit”.

Ish-persekutori që e ka nip Edi Ramën

“Spiro Koleka, iniciatori i përndjekjes
dhe pushkatimeve të inteligjencës”

Për Kryeministrin Shqiptar Sali Berisha, lidhjet familjare të Edi Ramës me persekutorët e regjimit, nuk e lejojnë atë të dënojë krimet e asaj periudhe.
Për këtë Berisha ka risjellë në kujtesën e gjithsecilit,. Lidhjet e Edi Ramës, me Spiro Kolekën.
Duke kujtuar se Spiro Koleka e kishte nip Edi Ramën, Berisha ka bërë të ditur se, “Spiro Koleka, ishte iniciatori i përndjekjes dhe pushkatimeve të inteligjencës shqiptare”.
Berisha ka përmendur më pas se viktima të hakmarrjes dhe xhelozisë nga paaftësia të Spiro Kolekës, ishin inxhinierët e tharjes së kënetës së Maliqit në Korçë.

Berisha mohon ta ketë propozuar për zëvendëskryeprokuoror

Përralla me mbret pretendime t e Zamir Shtyllës

“Përralla me mbret” i ka etiketuar dje Kryeministri Sali Berisha, pretendimet e prokurorit Zamir Shtylla, se ai ishte propozuar prej ish-Presidenti për zëvendësprokuror.

Për të shpëtuar veten

Ramiz Alia arrestoi Nexhmie Hoxhën

“Ramiz Alia urdhëroi arrestimin e Nexhmije Hoxhës, për të shpëtuar veten”.
Duke sqaruar deklaratat abuzive të prokurorit Zamir Shtylla, se ai ishte zgjedhur si prokuror i Nexhmije Hoxhës nga Sali Berisha, Kryeministri bëri të ditur se, “Nexhmije Hoxha është arrestuar në dhjetor të vitit 1991, kur unë jo vetëm isha në opozitë, por edhe isha larguar nga qeveria e përkohshme. Forca e sistemit që zgjodhi Shtyllën si prokuror të Nexhmije Hoxhës, merret me mend. Njeriu që arrestoi Nexhmie Hoxhën, ishte Ramiz Alia, i cili këtë e bëri për të shpëtuar lëkurën e vet”, sqaroi Kryeministri Berisha më tej.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›